A po pritet që një tërmet të shkatërrojë botën?

Një tërmet shkatërrues prej 6,4 ballësh ka goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm Shqipërinë duke shkaktuar dëme në njerëz dhe dëme materiale. Deri tash janë konfirmuar 7 viktima, ndërsa mbi 300 vetë mësohet se janë plagosur. Por, çka janë në të vërtetë tërmetet? Tërmeti përshkruhet si dridhja e sipërfaqes së Tokës që […]
Një tërmet shkatërrues prej 6,4 ballësh ka goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm Shqipërinë duke shkaktuar dëme në njerëz dhe dëme materiale.
Deri tash janë konfirmuar 7 viktima, ndërsa mbi 300 vetë mësohet se janë plagosur.
Por, çka janë në të vërtetë tërmetet?
Tërmeti përshkruhet si dridhja e sipërfaqes së Tokës që rezulton nga çlirimi i beftë i energjisë në litosferën e Tokës që krijon valë sizmike. Tërmetet mund të dallojnë në madhësi nga ata që janë shumë të dobëta aq sa nuk mund të ndihen fare deri te ata që mund të shkatërrojnë qytete të tëra, bën të ditur Periskopi.
Tërmetet mund të jenë shkaktar të cunamive, rrëshqitjeve të dheut dhe me raste edhe të vullkaneve.
Në studimte e fundit, gjeologjistët pretendojnë se ngrohja globale është një prej arsyeve për rritjen e aktivitetit sizmik. Sipas këtyre studimeve, shkrirja e akullnajave dhe rritja e nivelit të detit e prishin balancin e presionit të pllakave tektonike të Tokës, duke shkaktuar kësisoji rritjen e frekuencës dhe të intenzitetit të tokës.
Sipërfaqja e tokës përbëhet prej 20 pllakave që janë gjithnjë në lëvizje.
Tërmeti i sotëm raportohet se ka afektuar 8 shtete të tjera përveç Shqipërisë: Bullgaria, Bosnja, Kroacia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Sidoqoftë, vlen të thuhet që shkencëtarët nuk mund të parashikojnë tërmetet. E gjitha që mund të bëjnë është të tregojnë se ku pak-a-shumë mund të ndodh diçka e tillë në mënyrë që të merren masa për t’u ruajtur.
Shqipëria, ashtu si edhe Kosova, shihen si dy vende ku ka aktivitet të lartë sizmik.
Tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë ka ndodhur në Kil në vitin 1960. Ajo arrinte shifrën 9,6 të Rihterit dhe ishte ndier në mbarë botën. Këto valë sizmike kishin lëkundur tokën për disa ditë me radhë. Më i madhi në ShBA ndërkohë, ishte regjistruar në Alaskë në vitin 1964 me magnitudë prej 9,2.
Shumë shpesh, predikuesit e Fundit të Botës e kanë parë një gjë të tillë të shkaktuar pikërisht nga tërmetet./Periskopi












