A po bëhet Albin Kurti kukull e Vjosa Osmanit: Ndryshon me rrënjë politika në Kosovë

A po bëhet Albin Kurti kukull e Vjosa Osmanit: Ndryshon me rrënjë politika në Kosovë

Një e diele e pa-diell po i jep fundin një jave që ndryshoi themelet e politikës vendore në Kosovë. Dorëheqja e Shpend Maxhunit nga Inteligjenca, ftesa e Speciales për Kadri Veselin dhe rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja për zgjedhjet e 6 tetorit – janë tri lajmet kryesore që i kanë hequr perden pushtetit të vjetër. –10 […]

10 nëntor, Prishtinë – Kanë kaluar 35 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Kanë kaluar 116 ditë që nga dorëheqja e kryeministrit Haradinaj pas ftesës që mori nga Gjykata Speciale. Kanë kaluar po ashtu, 116 ditë që nga fillimi i bisedimeve mes VV-së dhe LDK-së, një herë për formim të koalicionit parazgjedhor e tash për formimin e një koalicioni qeveritar. Por, edhe pse Kosovën po e zë 1/3-a e vitit pa kryeministër e pa qeveri efektive, këtyre dy partive nuk po iu ngutet. E bile, nuk po i ngutet as KQZ-së. As qytetarëve. Askujt.

Sidoqoftë, ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia doli t’i publikonte rezultatet përfundimtare. Nisma-AKR sipas përllogaritjeve të bëra nga Periskopi del se nuk ia doli të dilte mbi prag dhe t’i siguronte gjashtë deputetë. Ndërsa, u konfirmua partia e parë, e dytë, e tretë dhe e katërt parlamentare.

Befasitë zgjedhore ishin të shumta. Albulena Haxhiu i mori 45 mijë vota brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Mimoza Kusari 22 mijë. Marigona Geci arriti t’i merrte mbi 17 mijë në LDK. Ndërkohë që Eliza Hoxha ishte gruaja më e votuar në PDK, duke i lënë prapa politikanet me përvojë si Ganimete Musliu, Blerta Deliu Kodra e të tjera.

 

Kandidati më i votuar për deputet doli se ishte Albin Kurti. Ai i fitoi mbi 183 mijë vota. Sidoqoftë, partia e tij u trondit kur pa se Vjosa Osmani e LDK-së i kishte vetëm 7 mijë vota më pak, ose 176 mijë. Aktivistë dhe simpatizantë të Vetëvendosjes kishin thënë vazhdimisht se dallimi mes të dyve ishte 20 mijë vota, por në fakt doli se Osmani ishte më e fortë brenda LDK-së se sa që ishte Kurti brenda VV-së. Osmani mora 85 për qind të votave të partisë, ndërkohë që Kurti i mori 83. Kjo tregon që Kurti nuk do ta ketë të kollajshme qeverisjen, dhe se mund të përfundojë si kukull e Vjosa Osmanit.

Kjo e fundit ishte aq e ashpër me Vetëvendosjen, edhe sa i përket Lutfi Hazirit, sa nënkuptoi që ky i fundit ia kishte fituar zgjedhjet. “Nëse po vendoska, sipas tyre, Lutfi Haziri. Atëherë, le të merren vesh me të.”

Vetëvendosje, megjithatë, duket se i ka tejkaluar hatërmbetjet me nënkryetarin e LDK-së. Glauk Konjufca deklaroi pas daljes nga një takim punues se z.Haziri kishte pasur rol shumë konstruktiv në atë takim.

Por, ndërkohë që Periskopi vazhdonte t’iu shërbente lexuesve artikuj krahasues e analizues duke u bazuar në rezultatet përfundimtare, Kadri Veseli i PDK-së thirri konferencë për shtyp. Fillimisht u mendua se ai do të jepte interpretimin e vet për zgjedhjet, do të thoshte se i kishte marrë disa deputetë më shumë apo disa mijëra vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara, por jo. Veseli në fakt tregoi se kishte marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për datën 4 dhjetor.

Në vend se të përbashkonte spektrin politik, edhe ky lajm e ndau më shumë atë. Mustafa e Kurti nuk u deklaruan për ftesën që i erdhi Veselit, edhe pse këtë e bënë të gjithë liderët politikë në Shqipëri duke treguar që besonin në pastërtinë e UÇK-së.

Kjo ndarje e liderëve politikë kosovarë u materializua edhe në opinionin publik. Shumë qytetarë, kundërshtarë politikë të partisë së Veselit, pa kuptuar që kjo thirrje s’kishte të  bënte me angazhimin e tij politik – iu gëzuan një lajmi të tillë. Gjykata Speciale u themelua nga raporti i z.Dick Marty, raportues i Komisionit Evropian, që hidhte akuza të pambështetura e të rënda mbi një pjesë të madhe të UÇK-së. Aty përmendej edhe fantazia e trafikimit të organeve.

Gjykata Speciale, duke qenë një trup juridik një-etnik, do t’i ndihmojë vetëm vendin tonë fqinj, Serbisë, që t’i përforcojë pretendimet e saj të pavërteta se UÇK-ja ishte agresore dhe populli serb viktimë e luftës – duke e hequr kësisoj politikisht barrën e madhe të fajit që bie mbi regjimin e Millosheviqit.

Gjatë kësaj jave dha dorëheqje drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, z.Shpend Maxhuni. Ai u dekorua nga kryeministri Haradinaj për shërbimin e tij – edhe pse, ky i fundit e kishte akuzuar si ‘njeri të Thaçit’ që e shpërfillte gjatë raportimit për ‘gjashtë gylenistët’. Maxhuni tha se po dorëhiqej për arsye shëndetësore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?