A mund të ketë lëkundje përsëri, flasin nga Insitutit Sizmologjik i Kosovës

A mund të ketë lëkundje përsëri, flasin nga Insitutit Sizmologjik i Kosovës

Drejtori i Insitutit Sizmologjik të Kosovës si dhe udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, kërkon që të mos krijohet panik nga tërmetet e fuqishme që goditën Shqioërinë mëngjesin e sotëm, të cilat u ndien edhe në Kosovë. Mustafa në një prononcim për Sinjalin ka thënë se […]

Mustafa në një prononcim për Sinjalin ka thënë se tërmetet e fuqishme si këto të sotmet në Shqipëri natyrshën ndjehen deri në 400 kilometra përreth epiqendrës, dhe në këtë rast, prekin edhe Kosovën. Megjithatë, ai thekson se momentalisht, në Kosovë nuk ka rrezik.

“Kosova orët e sotme të mëngjesit është lëkundur nga tërmetet që goditën Shqipërinë, sepse kanë qenë të fuqishme dhe shkatërruese. Është kriju një panik te qytetarët e Kosovës saqë më është dashur që disa herë të kërkojë nga qytetarët që të mos ketë panik sepse tërmetet kanë goditë Shqipërinë dhe natyrshë, në një rreze deri në 400 kilometra, e lëkund tërë rajonin. Sa i përket Kosovës, në këto momente nuk ka rrezik, nuk ka vend për panik dhe shqetësim. E di që qytetarët janë trishtu nga tërmeti sepse tërmeti është një fenomen natyror që godet pa paralajmërim ,por për momentin nuk ka vend për shqetësim dhe panik”, tha Mustafa.

Ai ka treguar për veprimet e para që duhet t’i bëjnë qytetarët pasi t’i ndiejnë lëkundjet, për të shmangur në maksimum një fatalitet eventual. Mustafa thekson se ashensorët dhe shkrepsat duhet të shmangen patjetër në raste të tilla.

“Në sekondat e parë që qytetarët mund t’i ndiejnë lëkundjet, duhet të shikojnë për ndonjë objekt siç është tavolina, të futen nën të dhe në momentin që ndalen lëkundjet, të organizuar duhet të dalin jashtë dhe t’i presin rekomandimet e zyrtarëve të autorizuar se si të veprohen dhe kur të kthehen. Ashensori nuk duhet të përdoret assesi. Shkrepsa, zjarri e këto duhet të shmangen gjithsesi. Duhet vepruar pa panik kur ndodhin lëkundjet, duhet të organizohen mirë familjarët, sidomos këta që jetojnë në banesa kolektive. Kur të dalin jashtë, të mos rrinë afër objektit, sepse edhe një tërmet i vogël mund të shkaktojë dëme në elemente jostrukturore dhe të ketë pasoja në njerëz.Një vend që është i hapur është vendi më i sigurt për të qëndruar derisa të ndalen lëkundjet”, ka thënë Mustafa.

Tërmete të ngjashme, ai thotë se mund të priten përsëri, por me pasgoditje të intensitetit më të ulët. Gjithsesi, Mustafa kërkon vëmendje, pasi që pasgoditjet e vogla, shpesh mund të jenë ato që shkaktojnë vdekje.

“Tërmetet mund të ketë gjithmonë, por me pasgoditje, me intensitet më të ulët. Edhe pasgoditjet janë të rrezikshme sepse në një objekt që ka çarje, një pasgoditje mund të jetë shumë e rrezikshme”, thekson ai.

Sipas Mustafës, shqetësim i madh në rajonin tonë është risku sizmik në ndërtesat dhe objektet banuese, të cilat zakonisht përjashtojnë perimetrin sizmik, që është shumë i rëndësishëm, e në këto raste edhe determinuese për jetën e qytetarëve.

“Sa i përket riskut sizmik, për atë duhet të flasin zyrtarët që janë të autorizuar , zyrtarët të cilët menaxhojnë me ndërtesa, zyrtarët që i inspektojnë ndërtesat. Ata duhet ta japin një raport se sa është përfshirë parametri sizmik në ato ndërtime, sepse për rrezikun e këtij lloji nuk dihet. Qytetarët nuk e dinë se në çfarë ndërtesa apo objektesh jetojnë, sa është e përballueshme ndaj një tërmeti”, tha Mustafa.

Si pasojë e tërmeteve të vazhdueshme në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, të paktën 7 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një vajzë 10-vjeçare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?