A duhet të shqetësoheni kur periodat zgjasin më pak se zakonisht, çfarë fshihet pas kësaj gjendjeje

A duhet të shqetësoheni kur periodat zgjasin më pak se zakonisht, çfarë fshihet pas kësaj gjendjeje

Kur të vijnë periodat, duket sikur nuk do të ikin kurrë. Prandaj kur ato zgjasin më pak se normalisht, mund të duket si një arsye për të festuar. Por, nëse krejt papritur periodat zgjasin nga një javë në vetëm pak ditë, mund të ketë diçka që nuk shkon me ju. Është normale që periodat të […]

Kur të vijnë periodat, duket sikur nuk do të ikin kurrë. Prandaj kur ato zgjasin më pak se normalisht, mund të duket si një arsye për të festuar. Por, nëse krejt papritur periodat zgjasin nga një javë në vetëm pak ditë, mund të ketë diçka që nuk shkon me ju. Është normale që periodat të zgjasin pak (nëse periodat zgjasin 2 deri në 3 ditë dhe ka qenë gjithmonë kështu, nuk ka arsye për t’u shqetësuar). Por, është mirë që të vëreni çfarëdolloj ndryshimi në ciklin tuaj menstrual, si në kohëzgjatje ashtu edhe faktorë të tjerë. Kohëzgjatja e periodave varet shumë edhe nga faktorët hormonalë, mjekimet me ilaçe apo ndonjë gjendje e fshehtë shëndetësore, që po ndikon në ciklin tuaj menstrual.

Disa nga këto shkaqe janë krejtësisht beninje, ashtu siç nuk përjashtohen as gjendje shëndetësore serioze. Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet më kryesore përse periodat krejt papritur nuk ju zgjasin më 6 ditë si më parë, por vetëm 3 ditë.

1.Keni ndryshuar kontraceptivët: Kontraceptivët mund të ndryshojnë kohëzgjatjen e ciklit, sidomos pilulat apo pajisja intrauterine kontraceptive(implanti) mund të shkaktojnë shkurtim të kohëzgjatjes së tyre.

2.Po merrni medikamente të caktuara: Përveç pilulave për kontrollin e lindjeve, ilaçe të caktuara mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e ciklit, kjo si pasojë e përbërësve të tyre kimikë.

3.Po ushqeni fëmijën me gji: Shumë gra që ushqejnë fëmijën me gji kanë mungesë të menstruacioneve. Ushqyerja me gji mund të vonojë ovulacionin për gati 18 muaj. Cikli normal do të fillojë vetëm kur ndaloni ose i jepni më pak gji fëmijës.Megjithatë, edhe në këtë rast, cikli do të zgjasë më pak për shkak të luhatjes së hormoneve.

4.Keni probleme me tiroiden: Mund të duket e çuditshme, por tiroidja mund të ndikojë në ciklin menstrual. Gjendra e tiroides, ashtu si edhe hormonet që rregullojnë ovulacionin dhe ciklin menstrual, drejtohen nga aksi i hipofizës-hipotalamusit në tru.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar