70 vjetori, anëtarët e NATO-s e duan Turqinë brenda aleancës

70 vjetori, anëtarët e NATO-s e duan Turqinë brenda aleancës

Udhëheqësit e NATO-s po përgatiten që të mblidhen në Londër një takim dyditor të martën, për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të aleancës. Lufta në Siri dhe rreziku i vazhdueshëm nga Rusia do të jenë tema qendrore. Por siç njofton Henry Ridgëell, tensionet në rritje mes vendeve anëtare, mund t’i lënë në hije festimet […]

Udhëheqësit e NATO-s po përgatiten që të mblidhen në Londër një takim dyditor të martën, për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të aleancës. Lufta në Siri dhe rreziku i vazhdueshëm nga Rusia do të jenë tema qendrore. Por siç njofton Henry Ridgëell, tensionet në rritje mes vendeve anëtare, mund t’i lënë në hije festimet e përvjetorit.

Dy anëtarë të NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia ishin pranë konfrontimit në Sirinë veriore muajin e kaluar, duke e tronditur aleancën.

“Pozicioni i Turqisë në aleancën veri-atlantike, është i vështirë: Vendimi i Turqisë për t’u angazhuar në operacione ushtarake në Lindjen e Mesme kundër dëshirës së shumicës së aleatëve përfshirë Shtetet e Bashkuara; vendimi i Turqisë për të blerë paisje ushtarake ruse”, thotë Jonathan Eyal, i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Anëtarët e NATO-s thonë se është më mirë ta kemi Turqinë brenda sesa jashtë aleancës.

Aty ku më parë trupat amerikane ruanin paqen, forcat ruse tani patrullojnë në Sirinë veriore. Tërheqja e Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar shqetësime lidhur me angazhimin e Amerikës ndaj NATO-s.

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi se NATO po përjetonte “vdekje klinike” dhe i bëri thirrje Evropës të krijonte arkitekturën e vet të sigurisë. Komentet e tij u kritikuan nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Uniteti evropian nuk mund të zëvendësojë unitetin transatalantik. Ne kemi nevojë për të dyja. Dhe duhet të kuptojmë gjithashtu se veçanërisht pas Brexit-it, Bashkimi Evropian nuk mund ta mbrojë Evropën”.

Evropa vazhdon ta konsiderojë Rusinë si rrezikun më të madh. Zoti Eyal thotë se shqetësimet se mos ka rënë angazhimi amerikan ndaj sigurisë së Evropës, nuk përputhen me faktet në terren.

“E vërteta është se shpenzimet e Pentagonit në Evropë po rriten, numri I trupave po rritet”, thotë ai.

Por dislokimi i trupave amerikane në Evropë shihet ndryshe në Moskë.

“Disa nga vendet e Evropës Lindore duan që të ketë trupa amerikane në territorin e tyre, megjithëse neni 5 i aleancës, e garanton mbrojtjen e tyre. Kjo të lë të kuptosh se ata u besojnë Shteteve të Bashkuara më shumë sesa NATO-s”, thotë Andrey Kortunov, Drejtor i Këshillit rus për Çështje Ndërkombëtare.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar vazhdimisht që anëtarët evropianë të NATO-s të kontribuojnë më shumë në buxhetin e NATO-s. Të mërkurën, Gjermania u zotua që ta arrijë objektivin prej 2 për qind të shpenzimeve për NATO-n, por jo në të ardhmen e afërt.

Në takimin e Londrës priten diskutime të hapura, por tensionet nuk janë gjë e re për aleancën. Por NATO-ja shpreson që 70 vjetori i aleancës, të jetë një arsye për të festuar./VOA

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?