50 ditë prej se u mbajtën zgjedhjet, ende nuk dihet kur do të certifikohen rezultatet

50 ditë prej se u mbajtën zgjedhjet, ende nuk dihet kur do të certifikohen rezultatet

Të dielën ka përfunduar rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve. KQZ-ja ka njoftuar se rezultati i tyre do të publikohet gjatë ditës së sotme. Ndërkohë PZAP-i ka hedhur poshtë ankesën e LVV-së për numërim të votave të fundit të ardhura nga diaspora. Vetëvendosja ka thënë se ende nuk kanë marrë vendim nëse, lidhur me këtë çështje, […]

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka përfunduar gjatë ditës së djeshme rinumërimi i 1407 vendvotimeve. Këto vendvotime shkuan në rinumërim pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili u mor para rreth dy javësh pas shqyrtimit të ankesave të dorëzuara nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, të cilët ishin të pakënaqur me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Pas rinumërimit të këtyre votave zyrtarët e koalicionit Nisma – AKR – PD kanë thënë se ky koalicion tashmë zyrtarisht do të jetë brenda Kuvendit të Kosovës. Gjatë ditës së djeshme po ashtu është marrë vendim edhe për 392 pakot me fletëvotime të ardhura nga diaspora, të cilat kanë mbërritur në Kosovë gjatë këtij muaji.

Me këtë rast PZAP-i ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën kërkohej që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të obligohej ta bënte verifikimin dhe numërimin e këtyre pakove të ardhura nga mërgata, shkruan më tutje “Zëri”.

Të pyetur nga gazeta nëse do t’i drejtohen Gjykatës Supreme pas vendimit të PZAP-it, nga zyra për informim e LVV-së i kanë thënë të dielën “Zërit” se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim se si do të veprojnë me këtë çështje.

Si rrjedhojë, akoma nuk dihet se kur saktësisht mund të ketë certifikim të rezultateve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?