49 qese marihuanë iu gjetën në trup, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi te i njëjti janë gjetur një sasi e madhe e substancës së dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, përcjellë Periskopi. I dyshuari është arrestuar pas mesnatës, ditën e enjte, pasi rreth 49 qese me substancë i janë gjetur në trup. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, […]
I dyshuari është arrestuar pas mesnatës, ditën e enjte, pasi rreth 49 qese me substancë i janë gjetur në trup.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe sekuestruar dyzetë e nëntë (49) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 38 gramë dhe tri monedha me nga 20€, që dyshohen të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Periskopi












