28 Nëntori nis të festohet në Kosovë me lutjet për Shqipërinë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë me rastin e festës së 28 Nëntorit, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Prekazi sot ishte vendi ku shumë qytetarë, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, kujtuan heroizmin e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve […]
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë me rastin e festës së 28 Nëntorit, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Prekazi sot ishte vendi ku shumë qytetarë, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, kujtuan heroizmin e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.
Kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari uroi të gjithë për festën e 28 Nëntorit dhe shprehu solidaritet për të gjithë viktimat nga tërmeti në Shqipëri. Ai tha se kjo festë na gjeti me zemër të thyer.
Ai tha se homazhet do të vazhdojnë në Marinë dhe në Gllanasellë.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, uroi të gjithë qytetarët për festën e 28 Nëntorit dhe tha se edhe pse jemi në festë, mendjen e kemi te tragjedia në Shqipëri.
Jashari dhe Ladrovci, së bashku me përfaqësues tjerë të komunave, kanë vazhduar homazhet edhe në Marinë, për nder të veprës dhe jetës së të rënëve për liri.
Përndryshe, të dy komunat, në orën 11.00, do të mbajnë një seancë solemne për festën e nëntorit./KosovaPress/












