100 ankesa në PZAP – Kur mund t’i certifikojë rezultatet KQZ’ja?

100 ankesa në PZAP – Kur mund t’i certifikojë rezultatet KQZ’ja?

PZAP ka bërë të ditur se pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë dorëzuar rreth 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatëve për deputetë. Nisma Socialdemokrate është njëra nga partitë e cila ka bërë të ditur se ka dorëzuar një ankesë të tillë, duke  akuzuar KQZ-në se ka  fabrikuar rezultatet, […]

Nisma Socialdemokrate është njëra nga partitë e cila ka bërë të ditur se ka dorëzuar një ankesë të tillë, duke  akuzuar KQZ-në se ka  fabrikuar rezultatet, meqë ka lejuar numërimin e votave të ardhura ilegalisht nga Serbia, shkruan Periskopi

Si pasojë e këtyre ankesave, certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja mund të stërzgjatet.

Procedura ligjore  në vend sa i përket kësaj çështje është e atillë që para përfundimit të të gjitha ankesave deri në nivelet më të larta gjyqësore, nuk mund të bëhet certifikimi i rezultateve.

Por, Ismet Kryeziu nga KDI, ka sqaruar se nëse aplikohen të gjitha procedurat dhe afatet kohore, certifikimi i rezultateve duhet të bëhet të premten e ardhshme.

“Rreth 100 ankesa nga subjekte dhe kandidat janë dorëzuar në PZAP. Nëse aplikohen të gjitha procedurat dhe afatet kohore, të ankesave dhe apelit të vendimeve në PZAP dhe Gjykatë Supreme, dhe nga këto vendime nuk do të anulohen rezultatet në një vendvotim apo qendër votimi dhe të urdhërohet KQZ-ja të përsëris votimet, apo të bëhet rinumërim, atëherë të Premten e ardhshme mund të bëhet certifikimi i rezultateve zgjedhore”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Ndërkaq rreth kësaj teme për Periskopin ka folur Valmir Elezi nga KQZ duke thënë se nuk dihet nëse certifikimi i rezultateve mund të ndodhë të premten, për shkak se kjo gjë varet nga vendimet që merren fillimisht nga PZAP, e deri të Gjykata Supreme.

“Ne nuk e dimë se kur mund të ndodhë certifikimi, kjo varet nga vendimet që merren fillimisht në PZAP pastaj dhe në rast se ky institucion hedhë poshtë ndonjë ankesë, pala e pakënaqur mund të ankohet në Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se Nisma Socialdemokrate ka këmbëngulur në vazhdimësi se do të ndjek të gjitha  rrugët ligjore deri në instancat më të larta, siç është Gjykata Kushtetuese për të arritur të drejtën që kjo parti konsideron që e ka fituar përmes votës së qytetarëve për të qenë pjesë e përbërjes së ardhshme të legjislativit në Kosovë, shkruan Periskopi

Sipas ligjit, në rast se PZAP nuk merr vendim në favor të ankuesve, atëherë këta të fundit kanë të drejtë brenda 24 orëve të ardhshme t’i drejtohen Gjykatës Supreme. Më pas, Gjykata i ka tri ditë, apo 72 orë afat që të marrë vendime në lëndët e pranuara nga të ankuarit./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?