1.4 milionë euro në Trust janë pa pronarë

1.4 milionë euro në Trust janë pa pronarë

Mbi 1 milionë euro të punëtorëve kosovarë kanë mbetur pa pronar në llogaritë e Trustit të Kursimeve Pensionale. Këto mjete nuk dihet se të kujt janë pasi punëdhënësit i kanë paguar kontributet pa treguar emrat e punëtorëve. Viteve të fundit këto mjetë po derdhen në buxhetin e Kosovës. Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve […]

Këto mjete nuk dihet se të kujt janë pasi punëdhënësit i kanë paguar kontributet pa treguar emrat e punëtorëve. Viteve të fundit këto mjetë po derdhen në buxhetin e Kosovës.

Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës tha për lajmi.net se deri më 30.09.2019 mjetet për të cilat FKPK-ja nuk ka informacione se kujt i takojnë ishte në vlerën 1.43 milionë euro ose sa 0.08% e mjeteve nën menaxhim.

“Paratë janë paguar nga punëdhënësit përmes deklarimit në ATK. Për detajet e tjera rreth pagesës dhe raportimit të kontributeve pensionale, mund t’i drejtoheni ATK-së, që është institucioni me përgjegjësinë e mbledhjes së kontributeve pensionale”, shtoi tutje Demi.

Këto para me gjasë do të kalojnë në buxhetin e Kosovës. Kjo pasi, edhe në vitin e kaluar Qeveria kishte tërhequr nga Trusti 1.2 milion euro. Ky vendim ishte  marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ligji autorizon Fondin e Kursimeve Pensionale t’i transferojë këto mjete të paalokuara në buxhetin e Kosovës. Dhe kjo, vlen për kontributet që kanë kaluar periudhën 6-vjeçare dhe për të cilat Fondi i ka shteruar të gjitha mundësitë për t’i identifikuar dhe alokuar ato.

Këto mjete janë paguar përmes Administratës Tatimore të Kosovës në Fondin e Kursimeve Pensionale për periudhën tetor 2011- dhjetor 2012. Këto mjetet janë të paguara në emër të kontributeve pensionale, por për të cilat nuk janë dërguar informacionet e nevojshme. Emri, mbiemri, numri personal, periudha për të cilën janë paguar dhe arsyet pse. Ka shumë raste kur punëdhënësit paguajnë gabimisht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?