0.diçka: 795 qytetarë e zgjodhën Milaim Zekën për kryeministër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Politikani Milaim Zeka këtë herë garoi me partinë të cilën e themeloi, si kandidat për kryeministër i Partisë Euroatlantike të Kosovës. Përveç se nuk ka kaluar pragun zgjedhor, ai personalisht ka marrë vetëm 795 vota. Ndërkohë […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Politikani Milaim Zeka këtë herë garoi me partinë të cilën e themeloi, si kandidat për kryeministër i Partisë Euroatlantike të Kosovës.
Përveç se nuk ka kaluar pragun zgjedhor, ai personalisht ka marrë vetëm 795 vota. Ndërkohë që partia e tij ka fituar gjithsej 1.021 të votave ose 0.13 %.
Zeka në vitin 2017 iu fut politikës, pas ushtrimit disavjeçar të profesionit të gazetarit.
Zeka iu bashkua Nismës së Fatmir Limajt në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, respektivisht koalicionit PAN, ku mori 12,082 vota./Periskopi/












