Zyrtare: Kongresi amerikan e quan masakrimin e 1,5 milion armenëve nga turqit si gjenocid

Kongresi amerikan ka votuar masivisht në favor të njohjes së vrasjeve masive të armenëve nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore si gjenocid. Kjo temë është tepër sensitive dhe vjen në kohën e marrëdhënieve të tensionuara ShBA-Turqi. Joe Biden, kandidati për të fituar nominimin e Demokratëve për garën presidenciale, tha se ky votim nderonte […]
Kjo temë është tepër sensitive dhe vjen në kohën e marrëdhënieve të tensionuara ShBA-Turqi.
Joe Biden, kandidati për të fituar nominimin e Demokratëve për garën presidenciale, tha se ky votim nderonte kujtimin e viktimave, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan tha se ky votim ishte “i pavlerë”, pasi u mbajt në ditën Kombëtare të Turqisë, dhe se ishte fyerja më e rëndë që mund t’i bëhej turqve.
Ka një pajtim të përgjithshëm se qindra mijëra armenë vdiqën kur osmanët dëbuan masivisht armenët nga Anadollia lindore në shkretëtirën siriane mes viteve 1915-16. Ata ishin vrarë ose kishin dekur nga uria apo sëmundjet.
Numri total i armenëve të vdekur gjatë asaj kohe nuk dihet. Armenët thonë se ishin 1,5 milionë të vdekur, ndërsa Turqia thotë se ishin 300 mijë. Sipas ndërkombëtarëve, thuhet se numri ishte padyshim mbi 1 milion.
Kongresi po ashtu bëri thirrje që presidenti Donald Trump të vendoste sanksione ekonomike ndaj Turqisë pas aksioneve ushtarake në Siri kundër kurdëve. /Periskopi












