Zyrat e Avokatit të Popullit të hapura për ankesa në ditën e zgjedhjeve

Zyrat e Avokatit të Popullit të hapura për ankesa në ditën e zgjedhjeve

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në përmbushje të misionit që ka sot me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të mbajë të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale gjithandej nëpër vend. “Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i […]

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në përmbushje të misionit që ka sot me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të mbajë të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale gjithandej nëpër vend.

“Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi”, njofton ky institucion, transmeton Klan Kosova.

Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim:

Zyra Qendrore në Prishtinë (rr. MIGJENI, nr. 21, tel: +383 38 223 782; 223 783), Zyrat regjionale: në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, pn. Ndërtesa e Administratës Pensionale Regjionale, kati i III), Gjilan (kontakti: +383 (0)44/543-889; +383 (0)44/125-742) ); Pejë (Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59, Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3), Mitrovicën Jugore ( rr.”Afrim Zhitia” p/n, Ndërtesa e Administratës Pensionale te Kosovës, kati  III, zyret nr. 11 dhe 12), në Mitrovicën Veriore (Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e Komunës së re, kontakti + 383 (0)45 455 319+381, (0)64 956 00 50); Ferizaj (Ndërtesa e Komunës, në përdhesë), Gjakovë (Rr. “Ismail Qemali”, ish ndërtesa e Kadastrës), Graçanicë (rr.”Car Lazari” p.n. pranë NLB Bankës).

Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 08:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit, për ankesat eventuale.

Avokati i Popullit bën thirrje për respektim të ligjit e rregullave të vendosura e të pranuara, ashtu siç edhe mundësi të barabarta për grupet e cenuara (personat me aftësi të kufizuara, personat që nuk kanë mundësi lëvizje të lirë – spitali, burgu  etj ).

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?