Zvarritja e koalicionit VV-LDK: Isa Mustafa i mëshon Lutfi Hazirit, ia nënvlerëson rolin në negociata

Zvarritja e koalicionit VV-LDK: Isa Mustafa i mëshon Lutfi Hazirit, ia nënvlerëson rolin në negociata

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Isa Mustafa, së fundi ka folur lidhur me bisedimet për koalicion qeverisës me Vetëvendosjen ku i përfshirë në grupet punuese është edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Ai e ka konfirmuar praninë e Hazirit në këto grupe punuese, por duke shtuar se ky nuk është emërim i veçantë […]

Ai e ka konfirmuar praninë e Hazirit në këto grupe punuese, por duke shtuar se ky nuk është emërim i veçantë dhe se ai nuk do të drejtojë dialogun mes dy partive.

Në një bisedë me Gazetën Express, Mustafa shprehet më se i bindur se brenda partisë të cilën e udhëheq nuk ka njerëz që e kundërshtojnë një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

“Në udhëheqësin e LDK-së nuk kemi njerëz të veçantë, të cilët e preferojnë dhe të tillë që e kundërshtojnë një koalicion të mundshëm me Lëvizjen VV. Kemi vendimin e Këshillit të Përgjithshëm me të cilin shprehet vullneti të negociohet për një koalicion me VV dhe jo me PDK-në.” – thotë ai.

Sa i përket emërimit të Lutfi Hazirit si shef të negociatave në partinë e tij, Mustafa thotë se nuk kanë bërë emërime të veçanta, pasi që dialogu përfaqësohet nga ai. Për Hazirin thotë se e ka parë të arsyeshme që të kyçet në dialog meqë mban pozitën e nënkryetarit në parti.

“Këto janë koordinatat tona. LDK nuk ka bërë emërime të veçanta për drejtues të dialogut, por unë si Kryetar përfaqësoj LDK-në dhe caktoj përfaqësuesit tanë në këtë proces.  Deri tani, kryesisht janë marrë z. Avdullah Hoti dhe z. Lumir Avdixhiku, të cilët janë anëtarë të Kryesisë dhe kanë punuar drejtpërsëdrejti ne Program, tani e kam vlerësuar të arsyeshme që të kyçet edhe z. Lutfi Haziri si nënkryetar i LDK-së”, shton Mustafa.

LDK dhe Vetëvendosje dolën të parat në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, ndërkohë që tashmë kanë kaluar 23 ditë që nga përfundimi i ditës së zgjedhjeve. Kujtojmë se në vitin 2014, Mustafa e kishte formuar koalicionin VLAN bashkë me partnerët e partive tjera vetëm dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?