Zhduket Albin Kurti derisa flet si kryeministër: Flet por i hiqet fytyra në TV (Foto)

Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas rezultatit pozitiv në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Tv Dukagjini për gazetarin Ermal Panduri. Sipas rezultateve të deritashme të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje po prin ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Periskopi. Kurti foli për herë të parë, duke thënë se preferon një koalicion me Lidhjen […]
Sipas rezultateve të deritashme të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje po prin ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Periskopi.
Kurti foli për herë të parë, duke thënë se preferon një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se negociatat do t’i fillojë që nesër.
Sidoqoftë, ajo që la mbresa të thella është ajo që ndodhi gjatë kësaj interviste. Për pjesën më të madhe të saj, Kurti fliste por nuk shihej.
Në vend të Kurtit shihej gazetari Panduri, me gjasë për shkak të gabimit të kameramanit.
Por, në rrjetet sociale kjo ngjarje po komentohet me të madhe, duke i dhënë simbolika të ndryshme.
Të kujtojmë romanin 1984 nga George Orwell, në të cilin një ndër frazat më interesante ishte “Big Brother is Watching You”, ose në shqip “Vëllai i Madh po iu sheh” si ilustrim për një shoqëri kontrolli. /Periskopi












