Zgjedhjet në Argjentinë, fiton kandidati i qendrës së majtë Alberto Fernandez

Kandidati i qendrës së majtë Alberto Fernandez është zgjedhur president i Argjentinës me një votim të mbizotëruar nga shqetësimet ekonomike. Fernández siguroi më shumë se 45% të votave të nevojshme për të fituar, duke mposhtur konservatorin Mauricio Macri, shkruan BBC. Një numër i madh i qytetarëve u mblodhën në selinë zgjedhore të Fernandez për të […]
Kandidati i qendrës së majtë Alberto Fernandez është zgjedhur president i Argjentinës me një votim të mbizotëruar nga shqetësimet ekonomike.
Fernández siguroi më shumë se 45% të votave të nevojshme për të fituar, duke mposhtur konservatorin Mauricio Macri, shkruan BBC.
Një numër i madh i qytetarëve u mblodhën në selinë zgjedhore të Fernandez për të festuar rezultatin.
Votimi u mbajt mes një krize ekonomike që ka lënë një të tretën e popullsisë së Argjentinës në varfëri.
Qytetarët votuan kryesisht për atë që besonin se është i duhuri që mund të largojë vendin nga kriza ekonomike.
Macri ndërkohë kishte premtuar se do të arrijë që ta shndërrojë vendin në ‘zero varfëri’, por gjërat u përkeqësuan gjatë mandatit të tij 4 vjeçar.
Mbështetësit e tij thonë se ai kishte trashëguar një ekonomi ‘përtokë’ për rimëkëmbjen e së cilës i nevojitej më shumë kohë. /Persikopi/












