Yuri Kim – Gruaja e fuqishme emërohet ambasadore e ShBA-ve në Shqipëri

Yuri Kim – Gruaja e fuqishme emërohet ambasadore e ShBA-ve në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar vendimin zyrtar për emërimin e Yuri Kim nga Guami (Koreja e Jugut) si ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme në Republikën e Shqipërisë. Përzgjedhja e saj ishte bërë pak kohë më parë nga presidenti Donald Trump, ndërsa të martën ajo zhvilloi një dëgjesë në Senatin Amerikan. Kim është një […]

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar vendimin zyrtar për emërimin e Yuri Kim nga Guami (Koreja e Jugut) si ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme në Republikën e Shqipërisë.

Përzgjedhja e saj ishte bërë pak kohë më parë nga presidenti Donald Trump, ndërsa të martën ajo zhvilloi një dëgjesë në Senatin Amerikan.

Kim është një anëtare e karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, klasë e Këshilltarit dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Kim ka shërbyer gjithashtu si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si një anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpartiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjithashtu ajo shërbeu si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë. Kim fitoi një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.

Yuri Kim pason në këtë detyrë ish ambasadorin Donald Lu i i cili u largua nga Shqipëria pas përfundimit të misionit të tij në Maj të vitit 2018. Gjatë kësaj periudhe Ambasada Amerikane në Shqipëri është drejtuar nga zv.ambasadorja, e ngarkura me punë Leyla Moses Ones.

Kim do të jetë ambasadorja e trete në Tiranë, pas Mariza Linos dhe Marsi Ris. Ajo ka deklaruar se do të mbështesë reformat në Shqipëri.

Të martën në një dëgjesë para senatit amerikan, Kim tha se inkurajon Shqipërinë për ngritjen e SPAK dhe BKH. “Duhet të ndihmojmë Shqipërinë të ndërtojë institucione demokratike. Do të inkurajojmë Shqipërinë në reformat e ndërmara” tha ajo, tashmë ambasadore e SHBA në Shqipëri./rtsh/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?