Voton shkrimtari Daut Demaku–fton qytetarët që të shkaktojnë “tollovi” nëpër vendvotime

Në qendrën më të madhe të votimit në Prishtinë, “1 Tetori” po votojnë edhe figura të njohura nga fusha e artit. Aty është parë këngëtari, Ilir Shaqiri këto momente si dhe shkrimtari, Daut Demaku, i cili pasi ka votuar ka folur për Klan Kosova. “Ishte një ditë e bukur, ishte organizim i mirë, korrektësi e […]
Aty është parë këngëtari, Ilir Shaqiri këto momente si dhe shkrimtari, Daut Demaku, i cili pasi ka votuar ka folur për Klan Kosova.
“Ishte një ditë e bukur, ishte organizim i mirë, korrektësi e plotë. Është e pakëndshme sepse do të doja ta shoh sovranin në detyrën e tij. Sovrani duhet të vendosë dhe t’ia jap votën atij që mendon se duhet ta marrë votën e tij”, ka thënë Demaku, duke ftuar masivizim të qytetarëve në zgjedhje.
“Do të ishte më e mirë që të kishte “tollovi”, që të shkaktonin një ndryshim. Është përgjegjësi e jona, asnjë qytetarë nuk duhet të mbetet pa votuar”.
“Nuk kam shumë pritshmëri. Do të doja të ndodhë ajo më e mirë, ndryshimi sepse ndryshim sjell risi që e bëjnë shpejtësinë e ecurisë së mirë”.












