Votimi i serbëve, fitore e madhe e Listës Serbe

Mbrëmë në Mitrovicën e Veriut ka pasur festë të madhe sepse Lista Serbe ka fituar të gjitha ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Festa e tyre ka qenë shumë e madhe por asnjë zyrtar nga Beogradi nuk ka qenë i pranishëm pasi e kanë pasur të ndaluar hyrjen në Republikën e Kosovës, njofton Klan […]
Festa e tyre ka qenë shumë e madhe por asnjë zyrtar nga Beogradi nuk ka qenë i pranishëm pasi e kanë pasur të ndaluar hyrjen në Republikën e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Gazetarja Milica Andriq Rakiq, në një intervistë të shkurtër për Klan Kosova, ka folur për procesin e votimit atje si dhe ka treguar se një operator i telefonisë serbe, iu ka dërguar mesazhe serbëve që thoshin se duhet të votojnë Listën Serbe.
Poashtu, ajo tha se nuk do të jetë e lehtë që serbët të familjarizohen me dokumentacion të Kosovës dhe se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar se rreth 4000 serbë s’kanë mundur të votojnë për shkak të dokumenteve.












