Vjosa Osmani: S’ka fitues sonte, presim votat me kusht dhe ato nga mërgata

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, mbajti një konferencë për media pas rezultateve zgjedhore të 6 tetorit. Ajo falënderoi të gjithë qytetarët e vendit për pjesëmarrjen e lartë në këto zgjedhje, dhe u shpreh e kënaqur me largimin e partive në pushtet dhe fitoren e opozitës. Osmani deklaroi se sonte nuk mund të shpallet […]
Ajo falënderoi të gjithë qytetarët e vendit për pjesëmarrjen e lartë në këto zgjedhje, dhe u shpreh e kënaqur me largimin e partive në pushtet dhe fitoren e opozitës.
Osmani deklaroi se sonte nuk mund të shpallet fituese dhe se rezultati do të përcaktohej nga votat e mërgatës sonë, shkruan Periskopi.
Më tej, kandidatja deklaroi se nesër do ta kishim rezultatin përfundimtar dhe më pas do të mbanin një tjetër konferencë për të thënë fjalën përfundimtare.
E pyetur për kryesimin e Vetëvendosjes, ajo tha se megjithatë duhet të pritet deri në votimin e fundit dhe se do ta respektonin vendimin e sovranit.
“LDK-ja nuk pranon në asnjë mënyrë të negociojë me PDK-në, ndërsa me partitë e tjera natyrisht që jemi të hapur.”/Periskopi












