Veprimi i parë që duhet të bëni kur fëmija qan nga dhimbjet e barkut; Rastet kur duhet të shqetësoheni nga të qarat pa pushim

Veprimi i parë që duhet të bëni kur fëmija qan nga dhimbjet e barkut; Rastet kur duhet të shqetësoheni nga të qarat pa pushim

Ndonjëherë foshnjat bëhen shumë grindavece, por disa qajnë më shumë se të tjerat. Në rast se fëmija juaj është i shëndetshëm, por grindet shpesh, veçanërisht gjatë mbrëmjes, ose qan pa pushim për tre apo katër orë në ditë, me gjasë ka dhimbje barku. Dhimbjet e barkut nuk janë një çrregullim fizik apo sëmundje, por gjithsesi […]

Ndonjëherë foshnjat bëhen shumë grindavece, por disa qajnë më shumë se të tjerat. Në rast se fëmija juaj është i shëndetshëm, por grindet shpesh, veçanërisht gjatë mbrëmjes, ose qan pa pushim për tre apo katër orë në ditë, me gjasë ka dhimbje barku. Dhimbjet e barkut nuk janë një çrregullim fizik apo sëmundje, por gjithsesi shkaktare për të qara të vazhdueshme, gjatë të cilave është e vështirë ta pushosh. Pra, foshnja nuk qan vetëm se ka uri apo se është lagur. Ekspertët nuk dinë ta thonë me siguri se cilat janë shkaqet e kësaj gjendjeje, por dihet që dhimbjet e barkut arrijnë kulmin në gjashtë javët e para pas lindjes dhe pas muajit të tretë nuk ndihen më. Prindërit e një foshnje që ka dhimbje barku, mendojnë se kjo fazë nuk ka për të kaluar kurrë. Është më se e zakonshme të ndiheni të pashpresë, të inatosur, të tensionuar, nervozë, të shqetësuar dhe të lodhur.

Çfarë të bëni? Në përgjithësi, dhimbjet e barkut nuk qetësohen me asnjë lloj mjekimi. Eksperimentoni me metoda të ndryshme për ta qetësuar foshnjën dhe mundohuni të mos shkurajoheni, nëse përpjekjet tuaja shkojnë dëm. Mos harroni se kjo është një fazë kalimtare, por meqë foshnja nuk pushon së grinduri, nuk do të thotë se kur të rritet do të bëhet një fëmijë qaraman dhe grindavec. Shumë nga foshnjat që kanë pasur dhimbje të forta barku në vegjëli, janë rritur mirë, janë të qeshura dhe gazmore.

Sa më të qeta të jeni gjatë këtyre krizave të foshnjës, aq më të lehtë do ta keni për ta ngushëlluar atë. Të dëgjosh të qarat e një foshnje mund të jetë dëshpëruese, por shqetësimi, mërzitja apo paniku juaj, thjesht do t’ia shtojë shqetësimin fëmijës.

Pushoni pak dhe lërjani foshnjën dikujt tjetër që të kujdeset. Ndonjëherë, kur nuk keni më se çfarë lojërash të shpikni, foshnja mund të qetësohet thjesht duke parë një fytyrë të re.

Kur nuk ka lidhje me dhimbjet e barkut: ndonjëherë është e vështirë të përcaktosh nëse foshnja ka dhimbje ose prerje barku, apo po qan për diçka tjetër. Merrni në telefon pediatrin nëse:

* foshnja qan për një kohë jashtëzakonisht të gjatë;

* e qara ju duket e çuditshme;

* e qara shoqërohet me rënien e aktivitetit, mosushqyerje, frymëmarrje apo lëvizje të pazakonta;

* e qara shoqërohet me shenja të tjera, si: të vjella, temperaturë dhe diarre;

* ju apo dikush tjetër në familje nuk po e duroni dot të qarën e foshnjës.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar