Vendet e Ballkanit të zhgënjyera me mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Mbrëmë në Bruksel është mbajtur një darkë pune e thirrur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Siç njofton BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor kanë shkëmbyet qëndrimet e tyre për marrëdhëniet […]
Mbrëmë në Bruksel është mbajtur një darkë pune e thirrur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Siç njofton BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor kanë shkëmbyet qëndrimet e tyre për marrëdhëniet mes BE-së dhe vendeve të tyre si dhe për zhvillimet në rajon.
“Ata shfaqën zhgënjimin rreth vendimit të Këshillit Europian për të mos hapur negociatat për anëtarësim të Maqedonisë Veriore dhe me Shqipërinë, si dhe u pajtuan se integrimi europian i vendeve të Ballkanit vazhdon të jetë objektivi kryesor strategjik, si interes i përbashkët i Bashkimit Europian dhe i rajonit”, thuhet në komunikatë e BE-së të lëshuar pas takimit.
Në këtë kontekst, Mogherini dhe liderët e Ballkanit diskutuan atë që është bërë bashkërisht dhe është arritur gjatë pesë vjetëve të fundit.
Ata po ashtu reflektuan ndaj sfidave të përbashkëta që i presin.
“Partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan edhe njëherë përkushtimin e tyre të fortë ndaj perspektivës së BE-së, për reformat që ajo sjell, para së gjithash për përfitimin e qytetarëve të tyre, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, thuhet në komunikatë.












