Vdes Sadako Ogata, ngushëllon Thaçi

Sadako Ogata, një akademike dhe diplomate japoneze që u bë gruaja e parë që u emërua Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka vdekur në moshën 92 vjeçare. Ajo ka mbikëqyrur operacione në shkallë të gjerë në zona përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën dhe rajone të Afrikës. Për vdekjen e saj ka […]
Sadako Ogata, një akademike dhe diplomate japoneze që u bë gruaja e parë që u emërua Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka vdekur në moshën 92 vjeçare.
Ajo ka mbikëqyrur operacione në shkallë të gjerë në zona përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën dhe rajone të Afrikës.
Për vdekjen e saj ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai përmes Facebook-ut ka thënë se Ogata ka qenë zëri që të gjithëve na tregoi se bota nuk do t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Sadako Ogatës. Ka qenë zëri që të gjithëve na tregoi se bota nuk do t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës. Për kontributin e saj të pareshtur, në vitin 2017 e nderova me dekoratën “Nënë Tereza”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Periskopi/












