Vasfije Krasniqi: Meshkujt e Kosovës që nuk mujtën me na mbrojtë tash së paku duhet me na përkrah

Të martën e javës që vjen në New York do t’i kujtohen Serbisë, krimet e bëra në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Para konsullatës serbe, komuniteti shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane dhe ato kroate do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme. Lidhur […]

Lidhur me këtë sot u diskutua në emisionin Bon Bon në RTV21. E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman tha se pas kësaj proteste pret që fut UN në listë raportin e Kosovës në listën e tyre. “Me kërku drejtësi internacionale UN me i bo presion Serbisë me pranu fajin, me pranu atë krimin që e kanë bo edhe drejtësia shkon në vend.”, tha Krasniqi Goodman.

Ajo po ashtu bëri thirrje që tema e dhunimeve të mos mbetet tabu por femrat e dhunuara të përkrahen. “Për meshkujt e Kosovës që nuk mujtën me na mbrojtë neve, ata bile sëpaku tash duhet me na përkrahë se na ishim ato femrat, ato nanat edhe ato motrat, vajzat që i larguam meshkujt prej shpije për mos me i ndodh diçka prej serbit, kurse na u ballafaquam, fyt për fyt luftuam me shkaun”, tha ndër tjerash Goodman. Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas luftës së dytë botërore.

Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim./21Media

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?