UGK: Linçimi i gazetarëve nga Durmishi të hetohet, Vetëvendosje të kërkojë falje

UGK: Linçimi i gazetarëve nga Durmishi të hetohet, Vetëvendosje të kërkojë falje

Unioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga anëtari i saj që kërcënoi dhe linçoi  gazetarët me arrestim për shkak se kishin shkruar dhe dhënë mendime për ‘Rastin Dehari”. Po ashtu, UGK ka kërkuar nga organet e drejtësisë të hetojnë gjuhën linçuese të Durmishit, i cili kishte thënë se duhet […]

Po ashtu, UGK ka kërkuar nga organet e drejtësisë të hetojnë gjuhën linçuese të Durmishit, i cili kishte thënë se duhet të arrestohen edhe gazetarët pasi u publikuar ekspertiza zvicerane për Astrit Deharin.

“Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) dënon ashpër kërkesën linçuese për arrestimin e gazetarëve nga ana e zyrtarit të Vetëvendosjes z. Hysen Durmishi. Kjo gjuhë kërcënuese e linçuese drejtuar në adresë të gazetarëve dhe mediave është e dënueshme dhe e ndaluar. Vetëvendosje duhet t’iu kërkojë falje gazetarëve dhe mediave dhe të mos bie në kundërshtim me parimet e demokracisë, lirinë e mediave dhe gazetarëve të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e UGK’së deguar mediave.

Sipas UGK’së, organet e drejtësisë duhet ta trajtojnë me prioritet çdo kërcënim në adresë të gazetarëve dhe mediave nga kushdoqoftë dhe në çfarëdo forme.

“UGK, i bënë thirrje z. Durmishi dhe gjithë të tjerëve që i kërcënojnë gazetarët të ndalin veprime të tilla dhe të kërkojnë falje sepse linçimi dhe kërcënimi janë të papranueshme”, thuhet në fund të deklaratës së Unionit të Gazetarëve të Kosovës.

I pari që kërkoi të ndalet gjuhe kërcënuese ndaj gazetarëve ishte avokati Arianit Koci. Ai ka thënë se kërcënime për burgoje të gazetarëve ndodhin vetëm në Rusi, Kubë, Turqi, Venezuelë.

“A ka Asociacion të Gazetarëve në këtë vend? A ka gazetarë? A është dikush që mbron lirinë e mediave? Lirinë e gazetarëve? Thirrjet për burgosjen e gazetarëve bëhen vetëm në Rusi, Turqi, Venezuelë e Kubë. Gazetarët s’mund të arrestohen pse kanë shkruar, pse kanë shprehur mendimin e tyre – qoftë edhe i gabuar”, ka shkruar Koci, në një reagim.

Në nëntor të vitit 2016, Hysen Durmishi kishte bërë një kërcënim edhe më të rëndë ndaj gazetarëve dhe mediave, duke thënë se do t’i ngrehim zvarrë posa ta marrin pushtetin.

Disa zyrtarë të Vetëvendosjes nisën t’i bëjnë përgjegjës edhe mediat dhe gazetarët pse s’kanë raportuar ashtu siç kanë dëshiruar ata për vdekjen e Astrit Deharit, më 2006,  në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Madje, kërkuan edhe të nisin arrestimet e gazetarëve përfshirë Vehbi Kajtazin e Baton Haxhiun. Asnjëri prej tyre ende s’e ka dhënë asnjë koment për këtë thirrje.

Rasti ish-anëtarit të Vetëvendosjes u rikthye në publik pas ekspertizës së ardhur nga Zvicra në të cilën thuhet se bazuar në provat e prezantuara është pak e mundshme që Astrit Deharitë ketë bërë vetëvrasje. Kërkohet të bëhet një hetim i ri për të shikuar edhe pista tjera përfshirë edhe përfshirjen e ndonjë personi të tretë në këtë ngjarje.

Raporti i ardhur nga Zvicra nuk konstaton askund se Astrit Dehari është vrarë, s’tregon nga kush është vrarë dhe as si është vrarë, por kërkon që edhe kjo pistë të hetohet për të zbardhur krejtësisht të vërtetën.

Astrit Dehari ishte arrestuar fillimisht si i dyshuar për sulm terrorist mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Vetëvendosjes. Ka vdekur 78 ditë pasi ishte arrestuar derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Rasti i aktivistëve të VV’së është kthyer në rigjykim por ende s’është caktuar data.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?