Trumpi dëbohet nga një ndeshje bejsbolli: Tifozët e dy ekipeve bërtasin “rraseni në burg” (Video)

Donald Trump është vërshëllyer masivisht në një ndeshje bejsbolli në Washington DC të dielën, me fansat e të dyja ekipeve Washington Nationals dhe Houston Astros që bërtisnin “Rraseni në burg, rraseni në burg!” Gjatë ditës së djeshme, z.Trump në mënyrë triumfale njoftoi vdekjen e liderit të Isis-it Abu Bakr al-Baghdadit në një operacion të udhëhequr […]
Gjatë ditës së djeshme, z.Trump në mënyrë triumfale njoftoi vdekjen e liderit të Isis-it Abu Bakr al-Baghdadit në një operacion të udhëhequr nga ShBA-të.
Presidenti amerikan siguroi botën që lideri i Isis-it kishte vdekur si një “qen, duke qarë e duke bërtitur”.
Kur liderët demokratë Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer kërkuan të dinin pse Kongresi nuk ishte informuar për operacionin paraprakisht, Mike Pence e kishte të zorshme të përgjigjej.
Sidoqoftë, momenti i mirë për z.Trump u përmbys menjëherë në atë ndeshje bejsbolli ku tifozët e bashkuar bërtisnin “Lock hm up!” [rraseni në burg].
Trumpi e la këtë ndeshje më herët se që ishte planifikuar./Periskopi












