Trumpi ‘cullak’: Presidenti amerikan thuhet se falsifikoi foton ku shihte vrasjen e liderit të ISIS (Foto)

Në vitin 2011, 10 vjet pas sulmeve terroriste në Nju Jork që shkatërruan kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë, arkitekti i këtyre sulmeve, Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan. Forcat amerikane që po bënin atë operacion kishin ofruar pamje nga vendi i ngjarjes për zyrtarët e lartë të Shtëpisë […]
Forcat amerikane që po bënin atë operacion kishin ofruar pamje nga vendi i ngjarjes për zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, e ku dukej edhe presidenti Barack Obama dhe sekretarja Hillary Clinton.
Vdekja e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadit, që e hodhi vetën në ajër në një tunell në Siri pas ndjekjes nga forcat speciale amerikane thuhet të jetë mbuluar po ashtu Live, dhe fotografët e kanë zënë Donald Trumpin në “Dhomën e Situatave” në situatë të ngjashme si 8 vjet më parë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Por, kjo fotografi ka marrë shumë akuza se është false.
Kësaj here, një ndër skeptikët më të mëdhenj është pikërisht fotografi që e bëri fotografinë e famshme të Obamas në kohën e vrasjes së Bin Ladenit – Pete Souza.
Ka observime të vlefshme që duhet përmendur për foton që së fundi e lëshoi Shtëpia e Bardhë.
Z.Trump duket i ulur në krye të tavolinës ndodhet në qendër të fotografisë, i rrethuar nga ekipi i tij që kanë të veshur kostume zyrtare dhe që po shikojnë drejt kamerës. Në tavolinë ka një grumbull kabllash interneti, shumica prej të cilëve duket se janë të hequra.

Në vitin 2011, fotografia nuk kishte presidentin Obama në fokus dhe zyrtarët e përfshirë në fotografi duken të tendosur dhe të fokusuar që të shihnin atë që ndodhte në ekran.
Ndërkaq, akuza më e rëndë është se aksioni thuhet të ketë ndodhur rreth orës 3.30 me kohën amerikane ndërsa fotografia ishte shkrepur në orën 5.07.
Këto dallime kanë bërë që shumë kritikë të akuzojnë Trumpin se e ka inskenuar atë fotografi, dhe se nuk ishte përshkrimi spontan i asaj situate. /Periskopi












