Trump: Sulmi turk, një ide e keqe

Trump: Sulmi turk, një ide e keqe

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se sulmi turk në Sirinë veriore është një ide e keqe dhe ai nuk e miraton operacionin ushtarak, duke shtuar se Ankaraja tani mban përgjegjësi për të gjithë luftëtarët e Shtetit Islamik në zonë. “SHBA nuk e miraton këtë sulm dhe ia ka bërë të qartë Turqisë se ky operacion […]

“SHBA nuk e miraton këtë sulm dhe ia ka bërë të qartë Turqisë se ky operacion është një ide e keqe”, tha Trump në një deklaratë, duke theksuar se asnjë ushtar amerikan nuk është në fushën e sulmit.

“Turqia tani është përgjegjëse për t’u siguruar që të gjithë luftëtarët e ISIS-it në burg të mbeten në burg dhe që ISIS të mos rimëkëmbet sërish në ndonjë mënyrë, apo formë”, vazhdoi ai.

Kjo deklaratë i shtohet asaj të presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili kërkoi sot ndërprerjen e ofensivës së nisur nga Turqia në veri të Sirisë dhe paralajmëroi se nuk do të ketë financime europiane për një zonë sigurie.

“Turqia ka probleme sigurie në kufirin e saj me Sirinë, që ne duhet t’i kuptojmë, megjithatë, i bëj thirrje Turqisë, sikurse çdo aktori tjetër, që të përmbahet. Një sulm do të përkeqësojë vuajtjet e civilëve, që tashmë është përtej asaj që mund të përshkruhet me fjalë”, tha Juncker.

Pas dy operacioneve të mëparshme, Turqia nisi sot një ofensivë te re në Siri, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).

“Ky operacion synon terroristët e PPU-së dhe ISIS-it dhe ka për qëllim të krijojë një zonë sigurie në verilindje të Sirisë. Zona e sigurisë, që ne do të krijojmë, do të bëjë të mundur kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre”, u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?