Tortura dhe trajtimi çnjerëzor ndaj qytetarit të prangosur në Stacionin Policor në Gjakovë

Tortura dhe trajtimi çnjerëzor ndaj qytetarit të prangosur në Stacionin Policor në Gjakovë

Gazeta Sinjalika siguruar videon ekskluzive të torturës së ushtruar nga komandanti dhe pesë zyrtarët e Stacionit të Policisë në Gjakovë, ndaj një qytetari me duar të lidhura. Në materialin e siguruar nga Policia e Kosovës, shihet dhuna e shfrenuar brenda stacionit policor të Gjakovës nga komandanti, Kristë Gjokaj dhe pesë vartësit e tij të dyshuar […]

Gazeta Sinjalika siguruar videon ekskluzive të torturës së ushtruar nga komandanti dhe pesë zyrtarët e Stacionit të Policisë në Gjakovë, ndaj një qytetari me duar të lidhura.

Në materialin e siguruar nga Policia e Kosovës, shihet dhuna e shfrenuar brenda stacionit policor të Gjakovës nga komandanti, Kristë Gjokaj dhe pesë vartësit e tij të dyshuar për përfshirje në këtë rast, kapiteni Bekim Preqi, rreshteri Gëzim Biblekaj si dhe Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limanaj.

Uniformat e Policisë së shtetit, siç shihen në video, ushtrojnë në vazhdimësi brutalitet të pashembullt grupor ndaj të prangosurit, me grushte e shkelma, duke e sjellë atë deri në prag të agonisë, përmes përdorimit të dhunës në shkallën e torturës çnjerëzore.

E tërë kjo harbutëri e policisë ndodhi gjatë detyrës zyrtare brenda Stacionit Policor, ndaj një qytetari me duar të lidhura i cili ishte vënë në kontroll të plotë të tyre dhe nuk paraqiste asnjë lloj rreziku për ushtruesit e dhunës.

Përkundër gjithë kësaj dhune, komandanti dhe pesë policët vazhdojnë t`i ushtrojnë funksionet e tyre zyrtare në vendin dhe pozitën e njëjtë sikur të mos kishte Prokurori fare.

Si dhe kur ndodhi ngjarja?

Ngjarja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të 14 nëntorit të vitit 2018, kur qytetari Muhamer Raifi nga Prishtina, sipas pohimeve të tij, teksa po priste një shoqe në parkun e qytetit të Gjakovës, ishte arrestuar dhe prangosur nga katër policë të cilët, siç theksonte ai, kishin filluar ta godisnin në pjesë të trupit pa ndonjë shkas.

Sipas ankuesit, policët e kishin tërhequr zvarrë përgjatë parkut dhe duke e rrahur e kishin dërguar në stacionin policor në Gjakovë.

Gazeta Sinjali posedon incizimin nga momenti kur Muhamer Raifi ishte sjell i gjakosur në Stacionin Policor të Gjakovës, rreth orës 02:24 pas mesnate. Sipas pamjeve të regjistruara, ai sillet në stacion në gjendje të dërrmuar dhe me gjurmë të dukshme në fytyrë të dhunës fizike që ishte ushtruar ndaj tij.

Qytetari i prangosur fillimisht vendoset në ulësen e korridorit të Stacionit Policor, ku pas pak minutash nis drama çnjerëzore ndaj tij.

Sipas pamjeve, dhuna ndaj Muhamer Raifit fillon nga vetë komandanti, Kristë Gjokaj i cili e godet me grushte të arrestuarin me duar të lidhura ashtu në gjendje të pashpresë, duke e rrëzuar në dysheme.

Komandanti Kristë Gjokaj duke goditur qytetarin e prangosur

Nuk vonon shumë, Gjokaj pasohet nga vartësit e tij të cilët e rrahin të prangosurin me grushta e shkelma.

Dhunuesi i cili shihet duke goditur më së shumti të arrestuarin është polici me veshje civile me patika, Milot Ukaj i cili kthehet disa herë për ta rrahur qytetarin gati për vdekje.

I shtrirë në tokë nga goditjet, Muhamer Raifi, duarlidhur, përpëlitet në pllakat e dyshemesë, sikurse të ishte në çastet e fundit të jetës së tij, pa i ofruar ndihmë askush.

Ndonëse në këtë gjendje të rëndë dhe duke mos paraqitur rrezik për askënd, trupi i Muhamer Raifit bëhet cak i goditjeve të njëpasnjëshme nga zyrtarët policorë, të cilët ushtrojnë dhunë brutale duke provuar forcën fizike me sa takatë që kishin, raporton Gazeta Sinjali.

Ai pas rrahjes lihet në këtë gjendje plot 40 minuta në pllakat e dyshemesë së hollit të Stacionit Policor, në një natë vjeshte nëntori.

Qytetari më pas tërhiqet zvarrë nga korridori dhe dërgohet në një dhomë tjetër pa kamera të sigurisë ku sipas pohimeve të qytetarit, dhuna ndaj tij kishte vazhduar.

Rreth orës 04:00, i dërrmuar nga dhuna brutale, Mihamer Raifi dërgohet në dhomën e ndalimit në Stacionit Policor, ku tortura vazhdon nga rreshteri Milot Ukaj. Ai në një moment shihet duke e kapur nga prapa për fyti të prangosurin, gati duke e ngulfatur, përderisa një zyrtar tjetër policor, shkep grushta e shkelma ndaj tij.

  • Rreshteri Milot Ukaj duke e ngulfatur për fyti qytetarin Muhamer Raifi

Përkundër kësaj dhune brutale, policët dhunues vazhdojnë t`i ushtrojnë funksionet e tyre zyrtare në vendin dhe pozitën e njëjtë sikur të mos kishte Prokurori fare.

Videoja në vijim nuk rekomandohet të shikohet nga personat e ndjeshëm dhe nën moshën 18 vjeçare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?