Thaçi nga samiti në Tiranë: Duam të bëhemi anëtarë të BE’së sa më shpejt që të jetë e mundur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore që po mbahet së Tiranë, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të rinisë sa më shpejt, duke përmendur vizat dhe anëtarësimin në familjen evropiane, transmeton Periskopi. ‘Në Kosovë po paguajmë çmimin e rëndë të shyrjes së vendimit për liberalizimin e vizave. […]
‘Në Kosovë po paguajmë çmimin e rëndë të shyrjes së vendimit për liberalizimin e vizave. E padrejtë edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut mos hapja e negociatave. Por kjo nuk shkakon hamendje, dyshime dhe ngecje se cka duhet të bëjmë dhe si duhet të sillemi tash e tutje me BE’në. Duam të bëhemi anëtarë të BE’së sa më shpejt që të jetë e mundur. Sa më mirë do të ishte që gjithë Ballkani Perëndimor të inkuadroheshim në BE’’, ka thënë Thaçi.
‘’Skena politike kosovare ka vullnet të përbashkët që sa më parë të vazhdojmë bisedimet me Serbinë. Nuk kemi kohë për të humbur. Dialogu nuk ka alternativë. Përkundrazi përshpejton procesin për anëtarësim më familjen euroatlantike’’/PERISKOPI/












