Tërmet brenda PDK-së: Politikanët e vjetër ndëshkohen keq nga elektorati (Foto)

Nga rezultatet e kandidatëve të PDK-së në nivel vendi, lihet të kuptohet që deputetët e deritashëm janë ndëshkuar nga elektorati ferizajas, që ka preferuar më shumë deputetët e rinj. Deputetja Ganimete Musliu i ka marrë vetëm 196 vota, për dallim nga Eliza Hoxha dhe Besa Ismaili që e kanë tejkaluar bindshëm me 493 respektivisht 412 […]
Deputetja Ganimete Musliu i ka marrë vetëm 196 vota, për dallim nga Eliza Hoxha dhe Besa Ismaili që e kanë tejkaluar bindshëm me 493 respektivisht 412 vota.
Këto dy deputete kanë lënë prapa politikanë të lartë në hierarkinë e partisë, si Enver Hoxhaj [410], Memli Krasniqi [387], Xhavit Haliti [286] e Abelard Tahiri [462], shkruan Periskopi.
Rezultat të mirë mori edhe rokeri Migjen Kelmendi, që i fitoi 170 vota, ose gati dyfishin e Rrustem Mustafës,-Remit, që i fitoi vetëm 95.
Uran Ismaili është po ashtu shumë i votuar, me 1744 vota gjithsej.
Në Ferizaj, vërehet edhe vota lokaliste, pasi ferizajasit kanë votuar me shumicë deputetët nga ky qytet.
Elmi Reçica ka marrë 7972 vota, Bajrush Xhemajli 5608, Mixhide Mjaku Topalli 3312 dhe Mustafa Grainca 2867.
Si më i votuari ishte Kadri Veseli që mori mbi 10 mijë vota. /Periskopi















