Surroi tregon se kush e vrau Astrit Deharin

Kolumnistja e njohur e portalit Koha, Flaka Surroi, ka bërë një kolumnë të re për zhvillimet politike të javës që shkoi, me theks të veçantë te rasti i aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit. Zonja Surroi e ka titulluar shkrimin e saj “Shteti që vret” duke e bërë me faj çdo mekanizëm relevant për vdekjen e […]
Zonja Surroi e ka titulluar shkrimin e saj “Shteti që vret” duke e bërë me faj çdo mekanizëm relevant për vdekjen e të riut 26 vjeçar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Ajo deklaron se raporti i Institutit zviceran që u publikua i plotë ditë më parë e heq mundësinë e vetëvrasjes 100 për qind, edhe pse në fakt një gjë e tillë nuk është plotësisht e vërtetë.
Raporti në fjalë konstaton mjetet e paraqitura nga ekspertiza kosovare, bën thirrje që të përmendet mundësia e përfshirjes së një personi tjetër, por edhe vlerëson që plagët e shkaktuara me objekt të mprehtë në trupin e Deharit janë bërë pikërisht nga ai vetë.
Po i njëjti institute do të bëj një tjetër ekspertizë më të plotë ku përfundimisht mund të heq dyshimet për vrasjen apo vetëvrasjen e të riut.
Sidoqoftë, zonja Surroi me të drejtë bën përgjegjëse institucionet relevante që kishin në kujdes jetën e aktivistit të VV-së.
“Përgjegjës për jetën e Deharit në burg ishte Shërbimi Korrektues i Kosovës, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë. Përgjegjës për deklaratat e rreme të një drejtori policie, pos atij vetë, ka qenë edhe Ministria e Brendshme.” – shkruan ajo.
Më pas, ajo bën përgjegjës shtetin e Kosovës që nuk i ofroi siguri e as mbrojtje të domodsoshme.
Për ta lexuar të plotë shkrimin, iu ftojmë të klikoni KËTU.












