Sondazh: Qytetarët nuk e duan Bashkimin Kombëtar, duan Republikë të Kosovë (Foto)

Në intervistën e mbrëmshme në Rubikon, edhe si i pari në zgjedhjet e parakohshme, z.Albin Kurti nuk është zmbrapsur nga ideja e tij për bashkim kombëtar duke propozuar Federatë me Shqipërinë brenda Bashkimit Evropian. Menjëherë pas kësaj deklarate, Periskopi bëri një sondazh në faqen zyrtare në Facebook, ku për 12 orë morën pjesë mbi 1 […]
Menjëherë pas kësaj deklarate, Periskopi bëri një sondazh në faqen zyrtare në Facebook, ku për 12 orë morën pjesë mbi 1 mijë e 200 vetë.
Dhe rezultati del të jetë mjaft dëshpërues për z.Kurti. Më parë mendohej se mbështetja për projektin politik të Bashkimit Kombëtar, për shkak të promovimit disa-dekadësh, ishte mbi 90 për qind.
Por, duket se dashuria për Republikën e Kosovës është rritur në përmasa të jashtëzakonshme.
53 për qind e lexuesve të Periskopit, shumica prej të cilëve mbështetës të Vetëvendosjes, i kanë thënë JO Federatës Shqiptare duke dashur të mbrojnë Republikën e Kosovës!
Vetëm 47 për qind ndërkohë, ishin për Federatën shqiptare.

Duket se z.Kurti do të ketë probleme të mëdha nëse vendos në mënyrë të papërgjegjshme që të mbështes një projekt që do të cenonte themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë.
Më herët, në mënyrë qesharake e fëmijërore, Kurti kishte interpretuar si vijon nenin 1 dhe nenin 3 të Kushtetutës: “Neni 1 dhe Neni 3 i Kushtetutës së Kosovës janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Pavarësia duhet të pavarësohet nga pavarësia! – kishte thënë ai. /Periskopi












