Skandaloze: Prokuroria fillon hetimet ndaj zyrtarëve të Doganës së Kosovës të cilët zbuluan dallaveren e Morena Tarakut

Skandaloze: Prokuroria fillon hetimet ndaj zyrtarëve të Doganës së Kosovës të cilët zbuluan dallaveren e Morena Tarakut

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se ka nisur hetimet ndaj zyrtarëve të Doganës së Kosovës, të cilët zbuluan skandalin e lirimit nga përgjegjësia për shamngie tatimore me rastin e importimit të një veture nga Morena Taraku. Rasti ishte mbyllur me urdhër të Prokurorisë, duke konstatuar se gjatë importit nuk ishte kryer shmangie tatimore, pavarësisht […]

Lajmin për nisjen e hetimeve e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit në Themelore, Kujtim Munishi.

Munishi ka thënë se zyrtarët e Doganës po hetohen për nxjerrje të dokumentit zyrtar.

“Kanë filluar hetimet nga Doganat. Informacioni ka dalë. Hetimet janë duke vazhduar me autorizim të Prokurorisë për nxjerrje të dokumentit zyrtar”, ka thënë Munishi për Express.

Gjate ditës se djeshme ka pasur reagime nga shoqëria civile për këtë rast.

Juristja e specializuar në fushën e mediave, Flutura Kusari ka thënë se prokurori Shpend Krasniqi me ndihmën e prokurorit Kujtim Munishi janë duke tentuar ta shkelin Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

“Prokurori i parë që në mënyrë flagrante është duke tentu me e shkelë me dy këmbë Ligjin Fantastik për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është prokurori Shpend Krasniqi, si duket me ndihmën e prokurorit Kujtim Munishi”, ka shkruar Kusari.

Ajo ka rikujtuar edhe një herë se ligji e ndalon në mënyrë specifike nisjen e hetimeve kundër sinjalizuesve dhe se ndjekja e tyre është vepër penale.

“Këta sinjalizues kemi me i mbrojtë”, ka shkruar tutje Kusari.

Ligji për sinjalizuesit garanton mbrojtje për të gjithë zyrtarët shtetërorë të cilët, me qëllim interesin e publikut, zbulojnë të dhëna rreth pretendimeve për abuzim me detyrën.

Ky ligj iu ofron mbrojtje nga të gjitha format e përndjekjes ndaj atyre që për interes publik shpalosin informacion i cili vë në dukje se është duke ndodhur apo ka gjasë të ndodhë ndonjë keqpërdorim.

Neni 6 i Ligjit për Sinjalizuesit pengon çfarëdo forme të pengimit të sinjalizimit.

“Çdo veprim ose mosveprim që synon pengimin e raportimit apo shpalosjes në interes publik, është i pavlefshëm dhe zyrtari përgjegjës apo cilido person tjetër në rastet përkatëse ndiqet penalisht sipas dispozitave penale në fuqi në Kosovë”- përcaktohet në Ligjin për Sinjalizuesit.

Për më tepër, hakmarrja ndaj Sinjalizuesve është edhe vepër penale e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, më 17 tetor se Morena Taraku kishte tentuar të fusë në Kosovë një makinë superluksoze të tipit Bentley që kushton hiç më pak se 200 mijë euro duke bërë një dallaver.

Kësaj përpjekje të 26 vjeçares, që është nga më të njohurat në botën e showbizt shqiptar, i kishte rënë rënë në fije Dogana e Kosovës duke e zbuluar se Morena ka tentuar t’ ikën tarifës doganore prej 5 mijë eurosh duke e deklaruar veturën si të re, e në fakt vetura ka qenë e përdorur.

Vetura sipas burimeve të Gazetës Express është e tipit Bentley dhe kap vlerën e 200 mijë eurove, dhe sipas dokumentacioni është e regjistruar në një datë më të hershme, para dy muajve, dhe nuk është e re ashtu siç është deklaruar nga pronarja.

Me këtë rast, për shkak të deklarimit të pasaktë, ajo është referuar nga Dogana në Prokurori, në të cilën thuhet se është marrë në pyetje.

“Duke iu referuar rastit te trajtuar nga ju, ju informojmë se  kjo veture është deklaruar si e re por duke u bazuar ne dokumentacionin është konstatuar se automjeti është i përdorur dhe se vetura nuk e gëzon trajtimin si veturë e re.  Vetura ne procedure regjistrimin e pare e ka me date 22.07.2019 (mbi dy muaj nga tani). Pasi importuesi nuk deklaron sakte numrin tarifor dhe automjeti është i përdorur, nen dyshimin per pagese me te ulet te detyrimeve doganore dhe vlera e detyrimeve doganore e tejkalon shumen 5000 euro. Rasti per shkak te deklarimit te pasaktë te dhe shmangies se konstatuar mbi 5000 euro është referuar ne Prokurori nga Sektori i Hetimeve të DK-së.”, thuhet në përgjigjen e Doganës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?