Sigurimi i gruas së Erdoganit përplaset me kamarierin në një kafene në Beograd

Gjatë vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Serbi ka ndodhur një incident në një kafene pranë ambasadës turke në Beograd, nga sigurimi që ruanin zonjën e parë turke dhe mysafirët tjerë nga Turqia në Beograd. Incidenti ka ndodhur mes sigurimit të Erdoganit dhe një kamarieri i cili nuk e ka ditur se janë […]
Gjatë vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Serbi ka ndodhur një incident në një kafene pranë ambasadës turke në Beograd, nga sigurimi që ruanin zonjën e parë turke dhe mysafirët tjerë nga Turqia në Beograd.
Incidenti ka ndodhur mes sigurimit të Erdoganit dhe një kamarieri i cili nuk e ka ditur se janë sigurim i mysafirëve rusë dhe kanë thënë se ‘nuk duan njerëz të armatosur pranë lokalit’, shkruan N1, përkthen Periskopi.
Më pas, sigurimi turk, ka telefonuar ambasadën turke për t’u marrë vesh me policinë serbe, ka thënë një dëshmitar për N1. Kamarieri serb u arrestua për shkak të rezistencës për të mos i lënë njerëzit e armatosur të hynin brenda e më pas është liruar.












