Si po e përballojnë fëmijët nga Siria kthimin, flet psikiatër Tafilaj

Si po e përballojnë fëmijët nga Siria kthimin, flet psikiatër Tafilaj

Sa herë që shohin aeroplanë ose dëgjojnë zhurma e krisma të ndryshme, fëmijët e kthyer nga Siria shfaqin ndenja frike. Një gjendje e tillë, vjen si pasojë e traumave që kanë përjetuar gjatë luftës në Siri, thotë Valbona Tafilaj, psikiatër dhe koordinatore për shëndet dhe shëndetin mendor për fëmijët dhe gratë e kthyera nga Siria. […]

Sa herë që shohin aeroplanë ose dëgjojnë zhurma e krisma të ndryshme, fëmijët e kthyer nga Siria shfaqin ndenja frike.

Një gjendje e tillë, vjen si pasojë e traumave që kanë përjetuar gjatë luftës në Siri, thotë Valbona Tafilaj, psikiatër dhe koordinatore për shëndet dhe shëndetin mendor për fëmijët dhe gratë e kthyera nga Siria. Tafilaj ishte ndër të parat nga profesionistët shëndetësorë që u takua me këta fëmijë.

Sipas saj, shumica prej 74 fëmijëve sa u kthyen nga Siria në Kosovë, në prill të këtij viti, kanë shfaqur këto simptoma.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Tafilaj tregon se fillimisht ishte e vështirë të merrej me 100 qytetarë të kthyer.

Si fëmijët, ashtu edhe gratë, thekson ajo, kanë përjetuar trauma gjatë kohës sa kanë qëndruar në zonat e konfliktit në Siri.

“Vetë fakti që po kthehen 100 veta përnjëherë…, ka qenë i vështirë. Kanë paraqitur simptoma, siç janë ato të pagjumësisë, të frikës, të krismave të mëdha, të zhurmave të mëdha. Këto janë disa prej traumave, simptomave që kanë shfaqur. Kemi pasur fëmijë, të cilët kanë pasur frikë nga aeroplani, për shkak të luftimeve që atje kanë qenë dhe jemi marrë seriozisht me atë pjesë”, thotë ajo.

Tafilaj tregon se periudha prej gjashtë muajve e trajtimit të grave dhe fëmijëve po shkon, sipas saj, shumë mirë.

“Tash nuk ka zhurma, nuk ka luftë, nuk ka bombardime dhe janë duke u rritur si të gjithë fëmijët e tjerë. Kur vjen prej një vendi ku zhvillohen luftëra, ku gjatë gjithë kohës ka pasur luftime, atëherë normalisht që nuk presim dikë që do të vijë në gjendje normale, pa asnjë problem. Por, kemi hasur në probleme që janë të natyrës dhe që i përgjigjen stresit post-traumatik- PTSD, të cilat zakonisht përjetohen dhe përfitohen në vendet ku ka luftime të ashpra”, thotë ajo.

Tafilaj tregon se ajo dhe mjekë të tjerë, vazhdojnë t’i vizitojnë gratë dhe fëmijët e kthyer.

Në kuadër të programeve të ri-integrimit, fëmijët e kthyer nga zonat e luftës, janë duke vazhduar mësimet në disa shkolla të Kosovës.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Afërdita Jaha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

“Procesi i ri-integrimit i të gjithë fëmijëve të kthyer nga vatrat e luftës, është duke shkuar shumë mirë. Ne, Ministria e Arsimit, jemi në kontakte të drejtpërdrejtë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me drejtorët e shkollave. Mësimi është duke u zhvilluar shumë mirë për ta”, thotë Jaha.
Jaha thekson po ashtu se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me UNICEF-in dhe OSBE-në, janë duke ofruar trajnime për mësimdhënës dhe për psikologë të shkollave, në të cilat po vijojnë mësimin nxënësit e kthyer.

“Jemi duke punuar intensivisht në bashkëpunim me UNICEF-in, OSBE-në, komunat dhe organizata e tjera, që të ofrojmë një ambient sa më të mirë dhe sa më miqësorë për këta fëmijë”, thotë ajo.

Në javën e fundit të prillit të këtij viti, në Kosovë u kthyen 110 qytetarë nga Siria.

Katër prej tyre ishin luftëtarë të huaj, 74 fëmijë dhe 32 gra, derisa në Siri vazhdojnë të mbesin edhe dhjetëra qytetarë të Kosovës, mirëpo ende nuk dihet se kur mund të kthehen.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?