Shtetasi turk rrah dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se kanë arrestuar një të dyshuar turk pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër belge me të cilën ishte duke bashkëjetuar dhe një viktimë tjetër mashkull belg që ishte prezent. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të […]
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se kanë arrestuar një të dyshuar turk pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër belge me të cilën ishte duke bashkëjetuar dhe një viktimë tjetër mashkull belg që ishte prezent.
Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull turk, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër belge me të cilën ishte duke bashkëjetuar dhe viktimën tjetër mashkull belg i cili ishte prezent. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.












