Shqiptarët në zgjedhjet e SHBA’së – Dy kandidatët për këshilltarë bashkiakë në Connecticut

Shqiptarët në zgjedhjet e SHBA’së – Dy kandidatët për këshilltarë bashkiakë në Connecticut

Më 5 nëntor në SHBA mbahen zgjedhjet lokale. Mes kandidateve për këshillat bashkiake ka edhe shqiptarë. Jetlir Kulla, i cili ka shkuar fëmije në SHBA, kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak në qytetin Waterbury, ndërsa Visar Tasimi, i lindur në Amerikë për qytetin Naugatuck në shtetin e Connecticut. Waterbury, qyteti i pestë më […]

Jetlir Kulla, i cili ka shkuar fëmije në SHBA, kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak në qytetin Waterbury, ndërsa Visar Tasimi, i lindur në Amerikë për qytetin Naugatuck në shtetin e Connecticut.

Waterbury, qyteti i pestë më i madh në Connecticut, është qendra e shqiptarëve atje ku jetojnë mbi 10.000 vetë në qytetin me popullsi 110.000 banorë.

“Jam krenar që jam pjesë e një grupi këshilltarësh që bashkë me kryetarin e bashkisë kemi bërë shumë zhvillime në qytetin tonë. Mbi 3000 mijë punë të reja janë krijuar, 10-projekte të ndryshme janë mbaruar për modernizimin dhe konstruktimin e shkollave lokale. Dhe gjithashtu mbi 13 milion dollar janë investuar në shtatë vitet e fundit për parqet rreth e qark. Por, ka edhe më shumë punë për të bërë, kështu që dua të kandidoj që të ecim akoma më përpara”, tha Jetlir Kulla.

Ndërsa Visar Tasimi kandidon për këshillin bashkiak në Naugatuck, qyteti fqinj  me Waterbury, i cili ka 30.000 banorë. Ai thotë se ka vënë kandidaturën pasi mendon se duhet të ketë një pjesëmarrje të rinisë në qeverinë lokale.

Tasimi është edhe anëtar i Këshillit Koordinues të  Diasporës pranë qeverisë së Tiranës.

Të integruar në SHBA dhe përveç profesioneve që ushtrojnë, dy të rinjtë janë angazhuar edhe në politikë.  Por çfarë do të thotë kjo për komunitetin shqiptare në SHBA?

“Së pari dua të them që për mua ishte një krenari e madhe të zgjidhesha në këshillin bashkiak si shqiptari i parë në shtetin e Connecticut, gjithashtu jam dhe tepër krenar që Visari ka hedhur kandidaturën. Në qytetin e Watebury mendohet se ka mbi 10000 shqiptarë, kështu që mendoj se është shumë e rëndësishme për të qenë një zë për gjithë shqiptarët e zonës’, thotë Jetlir Kulla.

Derisa Visar Tasimi konsideron se për komunitetin shqiptar është e domosdoshme të ketë përfaqësim në organet qeveritare.

“Naugatuck nuk ka aq shqiptarë sa Waterbury, por ndikimi është shumë i dukshëm. Me biznese nxënës të shkëlqyer në shkollë dhe shumë të tjera, besoj se kandidatura e Jetlirit dhe e imja ia hapin rrugën shqiptarëve të tjerë të kandidojnë për më lart”, shprehet ai./tch

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?