Shpend Ahmeti: Po vërtetohet se dikush ka pas interes që e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit të mos zbulohet

Shpend Ahmeti: Po vërtetohet se dikush ka pas interes që e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit të mos zbulohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se Astriti ka hyrë në burg në pranga, i gjallë, dhe gjatë mbajtjes në burg as që është ngritur aktakuza e as që është intervistuar zyrtarisht. Sipas tij, përgjegjësi për vdekjen e Astritit sa ka qenë në mbajtje nga shteti nuk ka marr askush as në udhëheqësinë […]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se Astriti ka hyrë në burg në pranga, i gjallë, dhe gjatë mbajtjes në burg as që është ngritur aktakuza e as që është intervistuar zyrtarisht.

Sipas tij, përgjegjësi për vdekjen e Astritit sa ka qenë në mbajtje nga shteti nuk ka marr askush as në udhëheqësinë e burgut e lere më në udhëheqësinë shtetërore.

“Po vërtetohet që dikush ka pas interes që e vërteta të mos zbulohet e tëra. E vërteta nuk mund të fshehet pafundësisht. Hetimin e plotë, të pavarur, dhe me ekspertë të pavarur ja kemi borxh jo vetëm Astritit, gruas e vajzes së tij e familjes Dehari, por ja kemi borxh secilit qytetar të Republikes së Kosovës”, shkroi Ahmeti.

Postimi i plotë:

Sic e kemi thënë publikisht në çdo mundësi pas vdekjes së Astritit, pa marr parasysh rrethanave, Astriti ka hyrë në burg në pranga, i gjallë, dhe gjatë mbajtjes në burg as që është ngritur aktakuza e as që është intervistuar zyrtarisht. Përgjegjësi për vdekjen e tij sa ka qenë në mbajtje nga shteti nuk ka marr askush as në udhëheqësinë e burgut e lere më në udhëheqësinë shtetërore.

Tani, po vërtetohet që dikush ka pas interes që e vërteta të mos zbulohet e tëra. E vërteta nuk mund të fshehet pafundësisht. Hetimin e plotë, të pavarur, dhe me ekspertë të pavarur ja kemi borxh jo vetëm Astritit, gruas e vajzes së tij e familjes Dehari, por ja kemi borxh secilit qytetar të Republikes së Kosovës.

Nuk mundet që një qytetar i Republikës të pajtohet se mund të burgoset pa asnjë dëshmi, mund të mbahet në burg pa intervistim dhe mund të humb jetën në rrethana të tmerrshme pa sqaruar dhe pa marr përgjegjësi askush.

Nuk mundet! Nuk bën të pranohet dhe nuk duhet të pranohet. Dhe nuk do ta pranojmë, derisa ta dijmë të vërteten.

Por sic e ceka në fillim. Pa marr parasyh rrethanave, Astriti ka vdekur derisa do të duhej të ishte në “përkujdesje” të shtetit. Kjo në vete është përgjegjësi e rëndë ligjore e politike.

Krejt në fund, të gjithë që e kanë njohur Astritin, e dijnë së çfarë qytetari shembullor kemi humbur. Astriti përvec që ka qenë aktivist i pashoq i Lëvizjes Vetëvendosje, na ka ndihmuar me punën e tij në Komunën e Prishtinës në sektorin e shëndetësisë si një prej studentëve më të mirë të mjekësisë. Vitet shkojnë por padrejtësitë nuk zbuten e duke mos e ditur të vërteten, as plaget nuk shërohen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?