Sherifi tregon se pse Jakup Krasniqi nuk kandidoi për deputet

Bilall Sherifi i Nisma Socialdemokrate, ka zbuluar arsyen se pse Jakup Krasniqi nuk kandidoi për deputet, duke thënë se nuk kanë dashur të mashtrojnë publikun, me dikë që nuk dëshiron të bëhet pjesë e Kuvendit Duke folur në Analizën Zgjedhore, Bilall Sherifi ka thënë se është hipokrizi ta fusësh në listë, dikë që nuk dëshiron […]
Bilall Sherifi i Nisma Socialdemokrate, ka zbuluar arsyen se pse Jakup Krasniqi nuk kandidoi për deputet, duke thënë se nuk kanë dashur të mashtrojnë publikun, me dikë që nuk dëshiron të bëhet pjesë e Kuvendit
Duke folur në Analizën Zgjedhore, Bilall Sherifi ka thënë se është hipokrizi ta fusësh në listë, dikë që nuk dëshiron të bëhet deputet.
“Nuk kemi dashtë të mashtrojmë publikun. Është hipokrizi të fusësh në listë dikë që nuk dëshiron të qëndrojë deputet. Kur kemi bisedu me Krasniqin dhe Limajn, kemi ardhë në përfundim se nuk është mirë me mashtru publikon. A do të qëndrosh në parlament? Jo nuk e kam më moshën, nuk e kam më kohën. Pra atëherë kemi thënë që është më mirë të qëndrojë anash”, ka thënë Sherifi në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës.
Ndryshe, më parë në këtë emision Sherifi deklaroi se Nisma e ka kaluar pragun zgjedhor, dhe qëndron 150 vota mbi të.












