Sherifi tregon se për sa vota Nisma e ka kaluar pragun

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka shpejguar se pse po bëhet gjithë kjo polemikë për kalimin e pragut të kësaj partie, shkruan Periskopi. Sherifi ka thënë se votat e komisionereve nuk janë bartur në rezultate që publikoheshin nga KQZ. “KQZ ka kohë që nuk shpall rezultate preliminare për faktin që ka instaluar një sistem K […]
Sherifi ka thënë se votat e komisionereve nuk janë bartur në rezultate që publikoheshin nga KQZ.
“KQZ ka kohë që nuk shpall rezultate preliminare për faktin që ka instaluar një sistem K vote dhe barten në faqen e KQZ dhe qytetarët informohen nga ky sistem dhe ky sistem ka treguar defeketet e veta, nuk ka rënë shpesh ka rënë më pak, ndërsa në 2017 binte sistemi, ndërsa këtë viti ka pas problem në bartjen e të dhënave”
“Nisma ka pasë vota në një klasë por nuk janë bartur në rezultate e KQZ’së, nga shpejtësia e madhe nga 2500 vendvotime nuk është pasqyruar votat e saktë me formularin në ‘K vote’”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Sipas Sherfit votat e ardhura me zarfe nga Serbia janë kriminale.
Ne kemi 5.017% pa votat kriminale nga Serbia, ato vota janë organizuar mbushur, bartur të gjitha këto vota janë kriminale. Kemi 150 vota mbi pragun e 5%”, ka thënë ai./Periskopi/












