Sherifi: Koalicioni NISMA – AKR i ka të sigurt 6 deputetë, po luftojmë për të 7’tin

Bilall Sherifi thotë se NISMA do të ketë 5.5 për qind të votave nga zgjedhjet e djeshme, përkundër që KQZ e lë nën prag prej 5 për qind koalicionin NISMA-AKR. Por Sherifi në një konferencë për media, ka thënë se do të marrin 6 ose 7 deputetë. “Në total koalicioni do të sillet rreth 44 […]
Bilall Sherifi thotë se NISMA do të ketë 5.5 për qind të votave nga zgjedhjet e djeshme, përkundër që KQZ e lë nën prag prej 5 për qind koalicionin NISMA-AKR.
Por Sherifi në një konferencë për media, ka thënë se do të marrin 6 ose 7 deputetë.
“Në total koalicioni do të sillet rreth 44 mijë deri në 45 mijë vota të vlefshme. Sipas përllogaritjeve të votave të vlefshme, koalicioni jonë do të ketë mbi 5.5 për qind që do të thotë 6 mandate janë të sigurta dhe mund të luftohet edhe për mandatin e 7. Kandidatët dhe shtabi jonë, kanë ushtruar disa ankesa që kanë të bëjnë me mospërputhje të votave të kutive me ato të kandidatëve. Jemi të bindur që koalicioni do të ketë 6 të sigurta dhe gjasat janë të mëdha që të kemi edhe mandatin e 7”, ka thënë Sherifi./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/394835261444794/












