ShBA-ja tradhtoi aleatët më të mëdhenj: Trupat turke nisin ofenzivë në veri të Sirisë, thotë Erdogani

Trupat turke kanë nisur menjëherë një ofensivë në veri të Sirisë, gjë që mund t’i qes në konflikt direkt me forcat kurde që ishin aleatët shumë-vjeçar të Shteteve të Bashkuara. Kjo lëvizje u njoftua nga presidenti turk Rexhep Taip Erdoan. Turqia dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” duke pastruar milicinë kurde, dhe që po […]
Kjo lëvizje u njoftua nga presidenti turk Rexhep Taip Erdoan.
Turqia dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” duke pastruar milicinë kurde, dhe që po ashtu do t’iu ofronte refugjatëve sirianë në Turqi strehë tjetër.
Në mënyrë kontroverse Donald Trump njoftoi tërheqjen e trupave amerikane para këtij aksioni, por e bëri këtë duke e kërcënuar Turqinë me pasoja ekonomike nëse kalonte kufijtë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Kurdët ishin aleatët më të mirë të ShBA-ve në mposhtjen përfundimtare të ISIS-it në Siri.
Vendimi i Trumpit është kritikuar ashpër bile edhe nga bashkëpartiakët e tij, republikanët.
Ai i ishte përgjigjur kritikave duke thënë se do ta shuante ekonominë e Turqisë nëse i kapërcente kufijtë. /Periskopi












