Serwer: Kosova është nën presion të arrijë marrëveshje me Serbinë për pak kohë

Serwer: Kosova është nën presion të arrijë marrëveshje me Serbinë për pak kohë

Daniel Serwer ka thënë se Kosova do të ballafaqohet me presion ndërkombëtar për marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin, ish i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit dhe ish-zëvendëspresident i Institutit Amerikan për Paqe (USIP) ka deklaruar se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vejnë presion […]

Daniel Serwer ka thënë se Kosova do të ballafaqohet me presion ndërkombëtar për marrëveshje të shpejtë me Serbinë.

Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin, ish i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit dhe ish-zëvendëspresident i Institutit Amerikan për Paqe (USIP) ka deklaruar se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vejnë presion të fuqishëm mbi Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Serbinë para zgjedhjeve në Beograd në pranverë të vitit 2020.

Ai po ashtu theksoi se Kosova duhet të jetë e gatshme të refuzojë çfarëdo lloj marrëveshje që shkel integritetin e saj territorial. Në shkrimin e publikuar në blogun e tij, Serwer ka theksuar se “nuk shoh asnjë përparësi për Kosovën nëse dorëzohet para një presioni të tillë”, shkruan “Zëri i Amerikës”.

“Prishtina duhet të jetë e gatshme të refuzojë marrëveshje të këqija, në mënyrë që të arrijë të mirin. Marrëveshja e keqe e cila shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, kurse marrëveshja e mirë mund të siguron decentralizim të mjaftueshëm dhe do t’i mundësonte pakicama të menaxhojnë me mjediset e tyre”, theksoi Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në Washington.

Ai ka shkruar se nuk e ka të qartë pse SHBA kanë emëruar dy të dërguar të posaçëm për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës dhe theksoi se kjo më tepër krijon konfuzion se qëllim.

Mattew Palmer është emëruar i dërguar i posaçëm i sekretarit të shtetit për Ballkanin Perëndimor, kurse ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell është emëruar i dërguar special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.

“Nuk do të befasohem nëse nacionalisti etnik, ambasadori Grenell i cili ka bërë gjithçka që kishte mundësi në qeverinë e Gjermanisë, të mundohen ta ringjall idenë e shkëmbimit të territoreve”, theksoi Serwer dhe përsëriti se për stabilitet të rajonit është me rëndësi që kufijtë të mos vizatohen me vija etnike. Serëer po ashtu paralajmëroi Kosovën dhe Shqipërinë ta braktisinë idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

“Washingtoni dhe Brukseli do të vazhdojnë ta hedhin poshtë idenë e Shqipërisë së Madhe e cila nxitë destabilitet. Shqipëria dhe Kosova do të ishte mirë t’i zgjidhin problemet e brendshme në kuadër të kufijve ekzistues, të mbajnë raporte të mira me shtetet fqinje dhe lidhje të afërta kulturore me shqiptarët që jetojnë në shtete tjera”, theksoi profesori.

Ai kritikoi vendimin për shtyrje të reja për hapjen e negociatave në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke thënë se “Franca dhe Holanda duhet të kenë turp” për atë që i kanë bërë Tiranës dhe Shkupit.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?