Sa kohë i duhet KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare

Sa kohë i duhet KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ende janë duke u publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit. Faqja zyrtare e KQZ-së vazhdimisht po i publikon të dhënat e rezultateve nga të gjitha komunat e Kosovës. Se kur do të publikohen rezultatet përfundimtare ka treguar për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Për t’i shpallur rezultatet përfundimtare […]

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ende janë duke u publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Faqja zyrtare e KQZ-së vazhdimisht po i publikon të dhënat e rezultateve nga të gjitha komunat e Kosovës.

Se kur do të publikohen rezultatet përfundimtare ka treguar për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Për t’i shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2014 dhe 2017 na janë dashur nga rreth 20 ditë, por se sa kohë do të na duhet kësaj radhe ne nuk mund ta dijmë këtë pasi varemi nga procedurat ligjore dhe dinamika e punëve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, ka thënë Elezi.

Ndërsa votat me kusht dhe me postë, ai ka thënë se do të numërohen gjatë ditëve të ardhshme.

“Sa i takon kohës se kur do fillojë numërimi i votave me kusht, i votave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës ne varemi nga procedura dhe dinamika e punëve që zhvillohen këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por shpresojmë se brenda pak ditësh do të arrijmë të gjitha këto punë në mënyrë që të fillojmë edhe numërimin të këtyre kategorive dhe votave jashtë vendit”, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së.

Aktualisht janë publikuar të dhënat për 98.35% të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 200.813, vota apo 25,52%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.403 vota, apo 24,84%. Partia Demokratike e Kosovës ka 166.907, apo 21.21%. Koalicioni AAK-PSD deri tani ka marrë 90.675 vota, apo 11,52%.

Kurse koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka 38.480 vota, apo 4.89%.

Theksojmë se në zgjedhjet e djeshme parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit