Rrëshqitja e dheut në Prishtinë, Inspeksioni gjobit kompaninë

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë ka rrëshqitur dheu dhe ka pasur rrjedhje të ujit. Kjo ka ndodhur afër një objekti i cili është duke u ndërtuar, ndërkaq si pasojë veturat që kanë qenë të parkuara kanë rënë në hendek. Për këtë, Inspeksioni ka gjobitur kompaninë e cila duket se nuk ka respektuar lejen ndërtimore. […]
Për këtë, Inspeksioni ka gjobitur kompaninë e cila duket se nuk ka respektuar lejen ndërtimore.
E lidhur me rrëshqitjen e dheut ka reaguar drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Adonis Tahiri.
Tahiri ka shkruar në Facebook se bëhet fjalë për mosrespektim të lejes ndërtimore, e për këtë inspektorët e kanë gjobitur kompaninë.
“Pala në këtë rast nuk e ka respektuar lejen ndërtimore, sepse ende nuk e ka ndërtuar murin mbrojtës. Si rrjedhojë, Inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t’i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe e ka shqiptuar gjobën në vlerë 500 euro. Inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal e ka shqiptuar gjobën tjetër për dëmtim të rrugës, gjithashtu 500 euro, si dhe e ka urdhëruar palën që menjëherë ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme”, ka shkruar Tahiri në Facebook.












