Rezultati aktual: Ky është numri i deputetëve që kanë siguruar LVV, LDK, PDK e AAK

Kur kanë mbetur edhe më pak se 2 për qind të votave për t’u numëruar, në rezultatet e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, është duke prirë me 25.56 për qind apo 200 mijë e 754 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është ne vendin e dytë me 24. 87 për […]
Kur kanë mbetur edhe më pak se 2 për qind të votave për t’u numëruar, në rezultatet e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, është duke prirë me 25.56 për qind apo 200 mijë e 754 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës është ne vendin e dytë me 24. 87 për qind apo 195 mijë e 296 vota, ndërsa PDK’ja e cila ka pranuar humbjen dhe shkuarjen në opozitë renditet e treta me vetëm 166 mijë e 9 vota.
Bazuar në këtë rezultat aktual, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvend me 31 deputetë, LDK’ja 30 deputetë, PDK’ja 25 dhe AAK-ja e Haradinajt vetëm 14.
Koalicioni NISMA-AKR sipas rezultateve të deritanishme nuk ka arritur që të kalojë pragun, duke ngushtuar kështu matematikat për një koalicion të mundshëm qeverisës.













