Rezultatet nga KQZ-ja: LDK e para, PDK e dyta dhe VV e treta (Graf.)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po publikon rezultatet preliminare në kohë reale në faqen e saj. Sipas KQZ-së pjesëmarrja në votime ishte 44 për qind, ose shumë më e lartë se në zgjedhjet e fundit. Nga këto rezultate, të cilat nuk dihet se nga ku janë përpunuar, LDK po prin me 25,29 për qind, ose […]
Sipas KQZ-së pjesëmarrja në votime ishte 44 për qind, ose shumë më e lartë se në zgjedhjet e fundit.
Nga këto rezultate, të cilat nuk dihet se nga ku janë përpunuar, LDK po prin me 25,29 për qind, ose gati katër për qind më shumë se Lëvizja Vetëvendosje që u shpall fituese e Exit Polleve, shkruan Periskopi.
Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 22,10 për qind.

Është AAK-PSD e cila i ka 14,14 për qind.
Sipas rezultateve të deritashme, Nisma Socialdemokrate bashkë me partnerët e saj i kanë marrë 5,20 për qind. /Periskopi












