Ramadani – Kurtit: Albin, po ku e gjete një mik të Vladimir Putinit për takim

Burim Ramadani i AAK-së, e ka kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për takimin me aktorin e njohur francez, Gerard Depardieu, duke e konsideruar mik të Vladimir Putinit. “Me Gerard Depardieu? Seriozisht? Gabim Albin, gabim! Po ku t’u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike që mund të ketë ai?”, ka shkruar Ramadani […]

Burim Ramadani i AAK-së, e ka kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për takimin me aktorin e njohur francez, Gerard Depardieu, duke e konsideruar mik të Vladimir Putinit.

“Me Gerard Depardieu? Seriozisht? Gabim Albin, gabim! Po ku t’u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike që mund të ketë ai?”, ka shkruar Ramadani në një postim në rrjetin social Facebook.

“Sikurse ke thënë para 4 ditësh për nobelistin Handke, ‘shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet’. Po Depardieun, e gjykove të pavarur prej vetes?”, ka shtuar më tej ai.

Depardieu po qëndron në Tiranë si pjesë e ekipit të filmit “Unë dhe Millosheviqi”, me regji të Arben Kastratit. Kurti bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kanë takuar aktorin francez dhe ekipin kosovar të filmit, gjatë një pauze të takimit që kanë pasur mbrëmë.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin ‘Unë dhe Millosheviqi’”, ka shkruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?