Rakiq vazhdon propagandën edhe në ditën e zgjedhjeve: Nëse nuk fitojmë fillon përndjekja e serbëve

Rakiq vazhdon propagandën edhe në ditën e zgjedhjeve: Nëse nuk fitojmë fillon përndjekja e serbëve

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka bërë propagandë edhe sot në ditën e zgjedhjeve. Kryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i shoqëruar me mbi 100 persona, ka votuar sot rreth orës 8:00 të mëngjesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të […]

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka bërë propagandë edhe sot në ditën e zgjedhjeve.

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i shoqëruar me mbi 100 persona, ka votuar sot rreth orës 8:00 të mëngjesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës.

Ai votoi me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në qendrën e votimit “Mihajlo Petroviq – Alas” në veri të Mitrovicës.

Rakiq ka paralajmëruar se nëse Lista Serbe nuk i fiton të gjitha 10 vendet në Kuvendin e Kosovës, mund të ndodhë përndjekja masive e serbëve të cilët jetojnë në jug të Ibrit.

Ai para gazetarëve deklaroi se këto zgjedhje janë vendimtare për popullin serb dhe qëndrimin e tyre në Kosovë.

Lideri i Listës Serbe u shpreh se nuk i beson personelit të OSBE-së, dukë bërë të ditur se ekziston mundësia që ata të bëjnë manipulime me vota, duke orientuar listat e pavlefshme nga partitë e ndryshme shqiptare.

“Këto zgjedhje janë vendimtare për qëndrimin e popullit serb në këto hapësira të Kosovës dhe Metohisë, andaj është e domosdoshme që sa më masovisht dhe në numër më të madh të dalim në këto zgjedhje, në mënyrë që t’i tregojmë të gjithëve të cilët kërcënojnë dhe nënçmojnë, se asgjë nuk na frikëson dhe asgjë nuk na gjunjëzon për të qëndruar në këto hapësira…Pres që Lista të fitojë të gjitha 10 mandatet në Kuvendin në Prishtinë… Zgjedhjet janë vendimtare sepse të gjitha partitë nga Prishtina fushatën e kanë nisur pikërisht këtu në jug të Mitrovicës. Keni mundur të shihni dhe dëgjoni cili është slogani i tyre, që është bashkimi i Mitrovicës, ndërsa ne të cilët jetojmë këtu shumë mirë e dimë çka do të thotë kjo. Në jug të Mitrovicës nuk jeton asnjë serb dhe ky bashkim në fakt është përndjekje e popullit serb nga këto hapësira…Nëse ndodhë që Lista Serbe mos t’i fitojë të gjitha 10 vendet, mund të ndodhë përndjekja masive e serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër… Besoj se OSBE-ja t’i ndalojë manipulimet, mbase me ta asgjë nuk është e shenjtë dhe atyre fare s’ju besoj, kështu që besoj se do të provojnë të bëjnë malverzime të caktuara, përkatësisht që listat e pavlefshme t’i orientojnë nga partitë e Prishtinës”, ka thënë Rakiq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?